Qyteti mahnitës me një të kaluar të errët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I shtrirë në dy anët e lumit Danub, Budapesti është padyshim një nga qytetet më të bukura dhe më tërheqëse të Evropës.

Kryeqyteti i Hungarisë u krijua si qytet në vitin 1873, kur pjesa e quajtur Buda, në brigjet perëndimore të Danubit dhe pjesa Pest në lindje, u bashkuan për t’u bërë qyteti i dytë më i madh në Perandorinë Austro-Hungareze.

Ndërtesa simbolike e parlamentit, kështjellat e vendosura lart në kodra që shohin të gjithë qytetin, urat dhe arkitektura mbresëlënëse kanë bërë që me mijëra turistë të vizitojnë Budapestin çdo vit. Por përtej këtyre pamjeve përrallore, ky qytet mbart një histori të errët.

Të dalësh nga rrënojat

Distrikti i Bareve të ngritura në Rrënoja është shembulli konkret se si banorët vendas po shohin mundësi në fatkeqësi.

Shumë prej atyre që menaxhojnë, punojnë ose argëtohen në këto bare mund të mos e mbajnë mend rënien e Murit të Berlinit, por është e sigurt që janë të prekur nga energjia e së shkuarës.

Baret e rrënojave u shfaqën për herë të parë në fillim të viteve 2000, kur krijuesit e rinj që kërkonin një hapësirë ​​të re filluan të hapnin bare në ndërtesat e shkatërruara në distriktin VII të qytetit, i cili gjatë kohës naziste ka qenë getoja hebreje.

Bari më i famshëm i këtij lloji është Szimpla, që u hap në vitin 2002 dhe u bë aq i famshëm sa sot hyn në listën e pikave turistike të Budapestit. Menaxherja e barit shpjegon se zgjedhja e këtyre vendeve të shkretuara u bë për arsye ekonomike.

Nuk kishte para për të investuar, për t’i rindërtuar baret, thotë ajo. “Nuk kishim para as për të blerë mobilje, tavolina e karrige tipike për një bar, por e mbushëm me çfarë të gjenim, karrige, stola të vjetër e madje edhe mobilje tualetesh.”

Lexo edhe :  Si të parandaloni "shkrirjen" e makijazhit në vapë

Shtëpia e terrorit

Vetëm 35 vjet më parë, Budapesti ishte krejt ndryshe nga sot. Një atmosferë frike dhe terrori ishte e përhapur kudo dhe qendra “Andrassy” ishte zemra e gjithë kësaj. Sot, është shtëpia e Muzeut të Terrorit. Më parë kishte shërbyer si selia e partisë lokale naziste dhe pas Luftës së Dytë Botërore shërbeu si qendra e policisë sekrete komuniste.

Që nga viti 2002, u shndërrua në një memorial për të gjithë të vrarët dhe të torturuarit në këtë ndërtesë nga të dyja regjimet. Në muze gjendet një mur me imazhe që tregon më shumë se 3000 njerëz që humbën jetën aty, si një kujtesë e brutalitetit të përjetuar nga banorët vendas.

Në muze dëshmohet edhe rreth një ngjarje shumë të rëndë, më rrëqethësen në historinë e Hungarisë, që ndodhi midis fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe rënies së komunizmit. Plot 12 ditë në nëntor të vitit 1956, trupat sovjetike hynë në Budapest dhe shtypën brutalisht një kryengritje që kërkonte politika më demokratike.

Është një ngjarje që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën hungareze, e cila i tregoi botës se sa larg ishte i gatshëm të shkonte regjimi sovjetik për të shtypur disidencën në të gjithë Bllokun Lindor.

Të pajtohesh me historinë e Budapestit nuk është pa sfidë. Të injorosh çdo gjë që ka ndodhur do të ishte e papërgjegjshme, por adresimi i gabimeve është një çështje delikate, edhe sot.

Nëse Shtëpia e Terrorit nxjerr në pah tmerret e fshehura të pushtimit, “Memento Park” tregon përpjekjet e sundimtarëve komunistë për të ushtruar ndikimin e tyre. Në këtë vend u vendosën më shumë se 40 statuja dhe monumente të shkatërruara pas vitit 1989.

Kjo formë është parë si mënyra me e mirë për të ruajtur diçka që është qartësisht pjesë e së kaluarës së vendit, diçka që askush nuk dëshiron më ta mendojë, por duhet ruajtur thellë në kujtesën kolektive në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më…

Të fundit

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë, 5 figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se...

A rrezikohet një konflikt bërthamor, pas sulmeve të Izraelit?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se është “thelbësore” që aleatët, përfshirë SHBA-në, të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në...

Si funksionon Autopen: Roboti që nënshkruan në vend të Presidentit

Autopen është një pajisje elektromekanike që mund të replikojë një nënshkrim falë një krahu robotik që gjurmon lëvizjet e regjistruara. Ja se si funksionon...

Sulmet e Izraelit/ Reagon Trump: Irani s’mund të ketë një bombë bërthamore

Izraeli e sulmoi kryeqytetin e Iranit të premten në mëngjes duke i goditur objektet e tij bërthamore dhe ushtarake, duke rritur mundësinë për një...

E solli në BBV, Anaid Kaloti reagon ndaj Gjesti: Mosmirënjohëd

Në një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Anaid Kaloti ka shpërthyer ndaj fituesit të BBV4, Gjestit, pasi shprehet se nuk ka qenë mirënjohës...

Lajme të tjera

Web TV