Aurela Gaçe na tregon “sekretin”, ja si të qëndrojmë të freskët në këto ditë “tmerri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këto ditë të të nxehtit përvëlues që ka pushtuar të gjithë Evropën, ajo që duam më shumë është të ndihemi sa më freskët.

Përveç rrobave që duhet t`i zgjedhim me kujdes, jo materiale që na japin vapë, edhe flokët duhet t’i sajojmë me modele që të duken bukur dhe njëkohësisht të qëndrojnë sa më larg shpatullave dhe qafës.

Nuk është e thjeshtë të gjesh modelin e duhur për t’u dukur bukur, por VIP-at ia dalin gjithmonë, madje gjithmonë na japin ide edhe ne të tjerëve.

Aurela Gaçe, në daljen e saj të fundit televizive, na kujtoi se një prej modeleve më të freskëta të verës është pikërisht ky. Bisht-gërshet është modeli i viteve `90 që është rikthyer fuqishëm në modë edhe këtë vit.

Gërsheti i madh dhe thurjet e mëdha janë edhe më të bukura. Kjo mund të jetë arsyeja pse shumë vajza kanë filluar t’i aplikojnë gërshetat e tyre të duken më të trasha.

Gërshetat e vogla mund të jenë të bukura, por mega-gërshetat janë trend nëpër pasarela. Gërshetat e trasha, gërshetat tepër të mëdha, quani si të doni, por duhet të duken të mëdha dhe joshëse.

Thurjet me bisht, stili “Milkmaid”, që fillojnë menjëherë pas veshëve janë të këndshme, por mund të ngjyrosni një fije floku në një nuancë pastel ose ngjyrë të ndezur fluoreshente për të shtuar një element vere.

Ose zgjidhni një aksesor flokësh dhe provoni të ndërthurni një fjongo përmes gërshetit. Në pasarela, gërshetat e mëdha kanë qenë të larmishme.

Flokët e gjatë funksionojnë më së miri për këtë, sepse kjo do të thotë që ju keni më shumë mundësi për të luajtur, por gjithmonë mund të përshtatni stilin dhe t’i gërshetoni edhe flokët e shkurtër.

Lexo edhe :  Moderatorja e njohur largohet nga televizioni pas shtatë vitesh, ja arsyeja

Ose bëni siç bënin stilistët në prapaskenë, me zgjatime flokësh. Më e thjeshtë apo jo?

Të fundit

Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke (analiza e thelluar)

Natyra konkurruese e garës së armatimeve midis Serbisë dhe Kroacisë: a janë paradat ushtarake të Zagrebit dhe Beogradit thjesht...

SPAK mbyll hetimet, Vëllai dhe kushëriri i deputetit ndihmuan për vrasjen e Durim Bamit

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen me gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për disa ngjarje të rënda...

Vrasja e rojes me porosi nga Dubai, zbulohet roli i 42-vjeçarit të arrestuar

Një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti në qytetin e Vlorës, është arrestuar...

Ministria e Bujqësisë hap aplikimet për Skemën e Investimeve

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur zyrtarisht skemat e reja për mbështetjen e fermerëve. Këtë vit janë 9 skema mbështetëse, përveç atyre...

“Çuna respekte, por kaq ishte!” Rama nis gjobat ndaj lavazheve

Në gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e ambienteve të përbashkëta komuniteteve. Përveç lirimit të hapësirave publike në zonat...

Lajme të tjera

Web TV