Bellingham i mahnitur nga mesfushori i Realit: “Është mjeshtër, topi shkon aty ku do ai”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jude Bellingham është një nga goditjet e mëdha të Real Madridit në merkaton e kësaj vere. “Los Blancos” arritën akordin me Borussia Dortmund mbi bazën e 103 milionë eurove + bonuse.

20-vjeçari anglez firmosi një kontratë 6-vjeçare me rekordmenët e Champions League. Mesfushori i talentuar ka nisur përgatitjet me skuadrën e re.

Reali është i mbushur me “yje”, ndërkohë që njëri prej tyre e ka befasuar Bellingham më shumë se të tjerët. Bëhet fjalë për Toni Kroos, një ndër më të mirët prej vitesh në rolin e tij.

“Toni është mjeshtër! Kam vënë re një karakteristikë unike që ka: nivelin shumë të lartë të pasimeve. Topi përfundon gjithmonë ku dëshiron ai të shkojë.

Ka qenë kënaqësi të shihja Tonin duke luajtur, ndërkohë që tani ndodhem përkrah tij. Sa bukur është të marrësh topin prej tij dhe të tregosh se çfarë aftësish ke.

Shpresoj që ta ndihmojmë njëri-tjetrin këtu te Reali. Dua të tregoj cilësitë e mia më të mira në fushë”, u shpreh Bellingham, i cili mezi po pret të luajë takimin e parë zyrtar me Realin.

Të fundit

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive...

Ismajli ka 3 oferta në tavolinë, ku do të transferohet mbrojtësi i kombëtares?

Ardian Ismajli është kthyer në një lojtar që po tërheq vëmendje në merkato. Sipas mediave turke, mbrojtësi i kombëtares shqiptare kërkohet nga Trabzonspor. Ky është...

PD, analizën e humbjes nuk e bën humbësi!

Nga Sebi Alla Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ua ka bërë të qartë të tijëve dhe publikut se gjëja që nuk e mendon as...

Ekzekutuan biznesmenin, dënohet me 30 vite burg Endrew Bode, 20 vite Alban Velo

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor të...

Taulant Balla në bazën e NATO-s në Letoni, vendos lule aty ku ranë dy dëshmorë

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni ku ka vizituar bazën ushtarake të NATO-s, në Adazi. Ai është takuar...

Lajme të tjera

Web TV