Berisha non grata nga Britania e Madhe, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë se Sali Berisha duhet t’i drejtohet Gjykatës së Londrës për të marrë të gjitha përgjigjet se përse Anglia e shpalli non grata.

Sipas tij askush nuk i ka kapacitetet e duhura për të dhënë një mendim mbi këtë situatë, ndërsa shtoi se vetë Berisha foli shumë për non gratën e Britanisë së Madhe, ndërsa të njëjtën gjë nuk e ka bërë dhe për non gratën që iu dha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mendoj që fjalën për akuzat e Britanisë së Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës qoftë dhe për mbrojtjen e Berishës duhet ta japë drejtësia dhe dua të jem sa më i rezervuar sepse çdo opinion i joni do të konsiderohet i njëanshëm ose shumë sipërfaqësor. Pra, ne nuk i kemi kapacitetet informative apo infrastrukturore për të dhënë një përgjigje se sa ka të drejtë Britania e Madhe apo Sali Berisha,” – u shpreh Kreshnik Spahiu.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një konferencë me gazetarët, ku akuzoi ambasadorin britanik në Shqipëri Alastair King-Smith, se është personi që ka shpifur për shpalljen e tij non-grata nga Home Hoffice.

Berisha paraqiti një raport ku theksoi se ka paditur në gjykatë ambasadorin britanik në Tiranë, si dhe ku fajëson George Soros, Yuri kim, McGonigal dhe kryeministrin Rama për shpalljen e tij non-grata.

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV