I dha fund martesës, Alma Bektashi tregon peripecitë e divorcit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur Alma Bektashi është treguar gjithnjë e rezervuar lidhur me jetën e saj private, mirëpo në verën e vitit 2021 lajmi se ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar me një psikologe 20 vite më të re, bëri xhiron e web-it. Këngëtarja asokohe nuk dha shumë detaje, përpos faktit se tanimë rrugët mes tyre ishin ndarë dhe ishin në prag divorci.

Së fundmi ajo ka bërë një prononcim për “Top Channel” ku ka treguar se nuk ka bërë akoma shkurorëzimin pasi është viktimë e burokracive të gjykatave shqiptare. “Nuk e kuptoj akoma. Unë kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës dhe më ndodh kjo gjë, imagjino ato femra që janë në shtëpi dhe ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, as përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike dhe emocionale. Nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”.

Lidhur me arsyen e zvarritjes së procesit gjyqësor, Alma tregon se argumenti i gjykatës ka qenë mos gjetja e një psikologu për fëmijët që duhet të pyeten.

“Unë kam dëgjuar dhe kam parë që një divorc ndodh në pesë javë deri në gjashtë muaj. Nuk ma merrte mendja kurrë që mund të shkojë dy vite. Në 4 dhjetor bëjmë një vit që ne nuk po gjejmë dot psikologe për djalin. Më e bukura është se kur të bëhet seanca e radhës, djali im do të jetë 17 vjeç dhe është 1 metër e 80 centimetër. Çfarë mund t’i thotë psikologia: ‘Shpirt i vogël, ti do me mamin apo me babin’. Kjo është jashtë logjike”, -përfundoi ajo.

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV