Mediu dhe Berisha duhet të gjykoheshin për Gërdecin edhe sikur të mos kishte shpërthyer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Fatmir Mediu po përpiqet të fitojë kohë dhe të fus gjykatën në një spirale të re hetimi për Gërdecin duke u fokusuar tek shkaku I aksidentit që shkaktoi 26 të vdekur dhe jo tek hetimi për korrupsion, për të cilin ai është përgjegjës.

Kërkesa e sotme e Fatmir Mediut për pezullimin e gjykimit të shkurtuar që nënkupton marrjen përsipër të fajësisë, dhe kalimi në gjykim normal duke kërkuar të rihetohet shkaku I shpërthimit është qartazi një kërkesë për të shtrirë gjyqin në vite për të rifilluar hetimet rreth arsyes së shpërthimit.

Në thelb është një përpjekje për të devijuar akuzat ndaj tij për korrupsion dhe për tu marrë me problemin e shpërthimit të Gërdecit.

Së pari duhet të sqarojmë se historia e Gërdecit është një histori korrupsioni dhe kapje shteti, edhe sikur të mos shpërthente dhe të shkaktonte 26 të vdekur. Madje ajo po hetohej nga shtypi ndërkombëtar, bashkë me një histori tjetër, si histori korrupsioni në qendër të së cilës ishte djali I kryeministrit Sali Berisha, ende pa shpërthyer.

Shpërthimi është pasoj e korrupsionit zyrtar dhe kapjes së shtetit nga biznesmenë të lidhur me djalin e kryeministrit .

Ai eksplozion ndoshta nuk do të ndodhte kurrë sikur kompania që do bënte demontimin të mos ishte e djalit të kryeministrit të mos punësonte aty burrin e tezes, djalin e xhaxhait shokut, krushkun dhe vëllain e tij për të qenë të sigurt si “grup I gatshëm” që ti shërbenin ideatorit të projektit.

Për këtë arsye Fatmir Mediu si iniciator, si nxitës, si mbështetës dhe si finalizues I këtij projekti për interes të djalit të kryeministrit, duhet të hetohet për korrupsion dhe jo për zjarrin që shpërtheu .

Hetimi për zjarrin është pjesë e papërgjegjësisë me të cilën është vepruar në çdo hallkë administrative në atë projekt.
Aty punonin fëmijë nën moshë pune, gra të pasiguruara, kushte të sigurimit teknik skandalozë dhe magazinohej baruti sikur të ishte grumbull me misra dh e jo dinamit.
Këto janë të gjitha pasoja kur në krye të punëve është I biri kryeministrit dhe gjithë të tjerët përfshi dhe Fatmir Mediun si ministër, ishin ushtarë të tij.

Së dyti nëse duan të rihapin procesin dhe hetimet për gjithçka, duhet të fillojnë së pari nga Shkëlzen Berisha. Ai është dëshmitari dhe personi kyç I atij projekti.

Gjurmët e tij dhe familjes së tij në atë tragjedi të përgjakur janë në çdo letër në çdo shkresë në çdo lobim për kontratën dhe mbi të gjitha në memorien e shumë prej njerëzve që bashkëpunuan me të.

Lexo edhe :  Poshtërimi që ndjeva si shqiptar, pas asaj video përçmuese të këshilltarit të Berishës

Nëse gjykata speciale bën një të qindtën e hetimeve voluminoze dhe të detajuara që ka bërë për të hetuar pasuritë e Arben Ahmetaj, jo vetëm që vërteton Shkëlzen Berishën si personin kyç të atij projekti, por ka për ti ardhur keq në fund për Fatmir Mediun e do ta nxjerrë me gjithë mend të pafajshëm, edhe pse ai do të bjerë dëshmorë për familjen Berisha.

A ka fakt më të rënd se sa Ministri I Drejtësisë para se të formuloj një shkresë e bën gati projektin e saj ja çon me faks Shkëlzen Berishës, pret miratimin e tij dhe pastaj e dërgon me vulë në kryeministri, tek babai i tij?

A ka fakt më të rënd se sa shoku I tij I ngusht i Shkëlzenit, është zyrtarisht I emëruar me shkresa që I ka prokuroria si përfaqësues i kompanisë amerikane që merrej me demontimin dhe ai thotë para prokurorëve se nuk kam dëgjuar kurrë për Gërdecin?

A ka fakt më të rënd se sa vet tabulatet e Shkëlzen Berishës me Delijorgjin dhe Mediun, para dhe pas shpërthimit. ?
Shikoni sa herë kanë folur dhe kur kanë folur dhe keni për të kuptuar që Delijorgji I ka telefonuar atij për çdo hall të projektit, siç është normale ti telefonohet pronarit të një projekti.
A ka fakt më të rënd se sa mënyra se si familja e tij fshehu vdekjen e baxhanakut kryemisntrit, për të shmangur vëmendjen nga përfshirja në atë skandal?

Mbi të gjitha a ka fakt më të rënd se si politika e PD ndryshoi tërësisht pas asaj tragjedie, duke u bërë kauzë themelore mbrojtja e krimit në Gërdec. Ata që nuk mbronin djalin e kryeministrit u zbuan nga PD dhe çdo idiot që i doli zot u rikthye ministër.

E pra hetimi I ri duhet të nis me Shkëlzen Berishën dhe nëse Mediu e ka seriozisht, ai duhet të rrëfehet për atë.
Së fundmi është fyese për viktimat e asaj tragjedie, dhe mbi të gjitha për drejtësinë shqiptare që një ministër fajtor, shpik dhe pista konspirative për shpërthimin që të duket si viktimë e një komploti të huaj ndaj tij.

Në fakt ai është viktimë e pushtetit të Familjes Berisha, është ushtarë I bindur I tyre dhe mbi të gjitha është një politikan me profil mafioz që është betuar të mos flas për atë krim për të shpëtuar familjen më të inkriminuar të historisë së Shqipërisë. Dhe ky realitet duhet të udhëheq atë hetim dhe gjykim. Ska nevojë të jetë i shkurtuar. Rëndësi ka të mos I bien aq shkurt sa të duket fajtor vetëm Mediu

Të fundit

Ngjarja me 5 të plagosur në Laç, Gjekmarkaj: Akt që dëshmon pasigurinë e jetës!

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, i cili kandidon edhe për deputet, ka reaguar lidhur me ngjarjen me...

Gjendet një makinë në flakë në Balldre, dyshohet se i përket autorit të plagosjeve në Laç

Një makinë është gjetur duke u shkrumbuar nga flakët në Balldre. Dyshohet se automjeti i përket autorëve të ngjarjes me 5 të plagosur në Laç. Ngjarja ka...

PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ-ja si vëzhgues të pavarur në zgjedhje

Partia Demokratike ka bërë një denoncim, duke publikuar emrat e disa personave që, janë patronazhistë të Partisë Socialiste dhe janë akredituar si vëzhgues të...

Australi/ Humb zgjedhjet “klienti” i La Civita, laburisti Albanese fiton kundër Dutton

Anthony Albanese, kryeministri me baba italo-shqiptar i Australisë, triumfoi në zgjedhjet parlamentare, të konsideruara si një moment kyç për politikën aktuale të vendit. Rezultatet paraprake...

Shqiptarët, kërkesë të lartë për birrë e kafe

Importi rekord i mallrave të akcizës ka shtuar të ardhurat në arkën e shtetit, teksa për tre muajt e parë të vitit kjo shifër...

Lajme të tjera

Web TV