PS voton në mënyrë të njëanshme zgjatjen e mandatit të Gjinushit në krye të Akademisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke përdorur një klauzolë të rregullores së Kuvendit, ¼ e anëtarëve të komisionit kërkuan mbledhjen e Komisionit, pa vullnetin e kryetares Flutura Açka.

Mbledhja u drejtua nga nënkryetari socialist Petro Koçi, i cili është dhe nismëtar i ndryshimeve, dhe me pjesëmarrjen e 10 deputetëve nga të cilët 2 deputetë abstenuan, projektligji u miratua për 4 minuta.

Kryetarja Açka në një reagim publik e quajti një akt antiligjor dhe një “puç në Parlament për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit”.

Açka e cilësoi mbledhjen “ilegale” dhe në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Parlamentit, pasi sipas saj, të gjithë komisionet parlamentare e kanë mbyllur sesionin e punës së tyre dhe kanë dorëzuar 48 orë para të gjitha vendimet për seancën e fundit plenare të së enjtes.

 

Ajo akuzoi nismëtarët e projektligjit se kishin ndërmarrë këtë hap të ngutshëm pikërisht në ditën që i mbaronte mandati i kryetarit Gjinushit, vetëm me synim zgjatjen e mandatit të tij.

 

Açka u bëri thirrje kolegëve deputetë të PS-së, që siç tha ajo, -“janë nën presionin e vazhdueshëm të ethes Gjinushiane që komisioni po kalon prej muajsh, të mos bien pre e akteve joinstitucionale dhe të ngrihen në përgjegjësinë e respektimit të ligjit, për të cilin janë betuar”.

Koçi tha se mbledhja ishte konform rregullores dhe me kërkesë të ¼ së deputetëve.Mbledhja e njëanshme erdhi pasi dështoi miratimi i këtij projektligji gjatë diskutimit në komision. Kryetarja Açka, deputetët e opozitës por dhe disa deputetë të PS-së konstatuan se projektligji nuk mund të kalonte pa marrë mendimin e Këshillit të Ministrave, por nismëtarët së bashku me Gjinushi kundërshtuan për të mos humbur kohë në procedurë.

Gjinushi u investua në mbrojtjen e ligjit para komisionit duke dalë hapur si nismëtar i tij dhe tha se do të hiqeshin nenet ku flitej për fonde për të mos pritur përgjigjen e qeverisë.

Lexo edhe :  “Kuvendojmë për Shqipërinë”, Spiropali takime në qarkun e Elbasanit

Duket se qëllimi i socialistëve është që të fusin këtë projektligj për votim në seancën e fundit të sesionit parlamentar që mbahet të enjten, edhe pse nuk është në rendin e ditës së miratuar më herët.

Deputetja Ina Zhupa nga opozita i tha BIRN-it se nëse kjo ndodh “është një shkelje flagrante e rregullores së Kuvendit, që parashikon dorëzimin e projektligjeve të reja për votim të paktën 48 orë para seancës”.

Mandati 4-vjeçar i Gjinushit ka përfunduar dhe ligji i ri i jep të drejtën që të rikandidojë për një mandat të dytë 4-vjeçar radhazi, gjë që ndalohej me ligjin në fuqi.

Maxhoranca socialiste deklaroi në vitin 2018 se do të reformojë Akademinë e Shkencave, një institucion të kohës së komunizmit, sepse kështu ishte e nevojshme, por ligji i ri solli zgjedhjen e Skënder Gjinushit, një politikani në pension, si kryetar të akademisë.

Akademia e Shkencave u mbush pas kësaj me deputetë socialistë në pension, të cilët papritur filluan të prezantojnë veten si akademikë./BIRN

Të fundit

“Ata i kemi si hudhra…”, Rama ironi me opozitën: Shejtanët na motivojnë 1 mijë herë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën teksa mori pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në...

Çmimet e apartamenteve, 40 mijë stoku në Tiranë

Po rriten më shpejt dhe më tepër pagat apo çmimet e apartamenteve dhe kostoja e jetesës, në vendin tonë? Vlerësohet aktualisht se janë rreth 40...

Faktori kryesor që bashkon Shqipërinë, Kosovën dhe Shkupin

Nga Spartak Ngjela Dhe gjuha shqipe sigurisht që po na mban të lidhur me shqiptarinë. Askush nuk duhet të humbasë mundësinë për t’u njohur me bëmat...

Rama në krah të Veliajt: Tirana lokomotivë, ka kapacitet për hapa të mëdhenj përpara

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliajt përuruan godinat 16 dhe 17 në Qytetin Studenti. “Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha...

Rritje pagash për ushtarakët! Sa do të variojë shtesa e rrogës sipas pozicioneve të punës

Prej 1 janarit të 2025-ës paga e ushtarakëve do të rritet me 23% krahasuar me një vit më parë. Lajmi është bërë me dije...

Lajme të tjera

Web TV