U ekzekutua me pije në dorë sa doli nga marketi/ Viktima në Lezhë, babai i tre fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nikolin Marku (Lekstakaj) është viktima e një atentati me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 18:30 në Balldre të Lezhës.

42-vjeçari është ekzekutuar në derën e një marketi në Balldre, sapo kishte blerë një pije freskuese. Në momentin që ai ka dalë te dera e marketit, persona ende të paidentifikuar, dyshohet dy persona, e kanë qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Autorët janë larguar me shpejtësi me një makinë nga vendi i ngjarjes. Ata kanë qenë të maskuar teksa njëri ka qëlluar me armë zjarri drejt 42-vjeçarit ndërsa tjetri ka qëndruar në timon të makinës.

U ekzekutua me pije në dorë sa doli nga marketi, pamje të
Trupi i viktimës, Nikolin Marku (Lekstakaj) i mbuluar me çarçaf

Dyshimet kryesore janë te vrasja për shkak të gjakmarrjes, kjo pasi fisi Lekstakaj është në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1996.

Ardian Nikulaj u ekzekutua në prill të këtij viti në lokalin e tij në Lezhë. Policia zbuloi se organizatori, porositësi dhe financuesi ishte Edmond Haxhia, një i afërm i familjes Lekstakaj. Ai pagoi tre britanikë dhe një portagez për kryerjen e atentatit.

Ndërsa 42-vjeçari i ekzekutuar sot, Nikolin Marku (Lekstakaj) është viktima e gjashtë e gjakmarrjes mes dy fiseve.

Të fundit

Kurti akuzon opozitën për krizën politike në Kosovë: Po sabotojnë shtetin

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar sot ish-partitë opozitare për bojkot dhe sabotim...

Demokracia direkte në Zvicër, kur qytetari vendos vetë për rreth 30 çështje në vit

Arben Jaupaj - Asnjëherë më parë se sa sot, në historinë e shoqërisë njerëzore, ndeshim raste kur qytetarë në shumë vende të botes, kanë...

Konispoli shpallet Ansambël Historik

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Gomonia po fundosej nga moti i keq, policia detare shpëton 5 persona

Gjatë patrullimeve në det pranë Gjirit të Durrësit, Njësia Policore Detare ndërhyri dhe shpëtoi 5 persona, të cilët rrezikonin të mbyteshin pasi gomonia e...

Lajme të tjera

Web TV