Kërcisni gishtat? Ekspertët tregojnë se sa i rrezikshëm është ky zakon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh ndaj lodhjes në përpjekje për t’u çlodhur  kërcasim gishtat, pra i palosim gishtat. Dhe ndërsa kjo lëvizje duket relaksuese, ekspertët theksojnë se mund të mos jetë një zakon i dobishëm ose i shëndetshëm.

Sipas studiuesve të Universitetit të Harvardit ka disa arsye pse njerëzit kërcasin gishtat.

“Shumë e shijojnë, ndërsa për të tjerët është një lëvizje e pavetëdijshme për të përballuar stresin që ndjejnë dhe për disa të tjerë është një zakon shumë i bezdisshëm”, thotë Dr. Robert Shmerling, reumatolog dhe redaktor në Harvard Health.

Çfarë e shkakton kërcitjen?

Sipas dr. Thanda Aung, asistente profesore e Departamentit të Reumatologjisë në UCLA, nuk ka prova të mjaftueshme shkencore për të shpjeguar në mënyrë adekuate mekanizmin që shkakton kërcitjen.

A mund të shkaktojë artrit ky zakon?

Një studim i mëparshëm pohoi se “ata që zakonisht  kërcasin gishtat e tyre, kanë më shumë gjasa të përjetojnë ënjtje të duarve dhe të kenë forcë më të ulët  ne duar”. Studiuesit vunë në dukje, se nuk ka asnjë provë të qartë se ky zakon është i lidhur me osteoartritin.

“Megjithatë, nëse i kërcisni nyjet tuaja vazhdimisht, ka të ngjarë të ndodhë dëmtimi,” vuri në dukje Dr. Thanda Aung.

Si ta largoni këtë zakon?

Të shumtë janë ata që rrëfejnë se kërcitja e gishtave është një metodë e menaxhimit të stresit.

Sipas dr. Aung, ka një mënyrë për të hequr qafe këtë zakon të keq. Çelësi është të adoptoni zakone të tjera që luftojnë stresin. Eksperti argumenton se ushtrimet e frymëmarrjes dhe teknikat e meditimit janë praktika që mund të jenë të dobishme. Shumë gjetje shkencore pajtohen se ka përfitime të vërtetuara fizike dhe psikologjike nga këto zakone.

Lexo edhe :  Dashuria në shekullin 21, mënyrat më të zakonshme për të njohur dikë

Së fundi, eksperti sugjeron miratimin e “recetave” të provuara për lehtësimin e stresit, të tilla si ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet, lidhja me të tjerët dhe regjistrimi i mendimeve në një ditar.

Të fundit

“Mos ke qenë në shtrat me bandat? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me...

Zyrtare/ Real Madrid njofton “divorcin” me trajnerin Carlo Ancelotti

Pas një pritjeje të gjatë, Real Madrid ka publikuar deklaratën zyrtare ku njofton largimin e Carlo Ancelottit. Në njoftimin, të publikuar në faqen e...

“Treni bullgar” në Elbasan, policia i gjen fletë votimi false kryeplakut në Pekisht

Policia në Elbasan ka nisur hetimet për rastin e denoncuar ditën e djeshme nga selia blu, ku kreu i PD Sali  Berisha dhe kandidati...

LaCivita, magji apo marifete?

Çapajev Gjokutaj Lidershipi i PD-së e shpalli me bujë triumfatori faktin që Chris LaCivita do të bënte kryestrategjistin politik të fushtës së tyre. Dhe gjithçka ishte e...

8 mënyra si ia pret vetë rrugën suksesit tënd (pa e kuptuar fare)

Le ta pranojmë: ndryshimi nuk është i lehtë. Është shumë më rehat të qëndrosh në zonën e sigurisë, edhe kur ajo s’të çon askund....

Lajme të tjera

Web TV