Lajmi se Jorida do largohej nga vendi për një kohë të gjatë na ra si grusht në stomak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Agron Gjekmarkaj

Lajmi se Jorida do largohej nga vendi për një kohë të gjatë na ra si grusht në stomak. Të gjithë shihnim në sy njëri-tjetrin, ç’të keqe i bëmë, me se e munduam?! Dikush mbytej në gugama e qarje, të tjerë mundeshin nga pikellimi. Ndonjë hallakatej në dhimbje i pafuqishem që të perballojë të tilla mungesa. E ndjeshme siç është ajo se mban dot gezimin për triumfin e Liderit të vogel historik me 29 korrik ndaj të ikja gjet shpetimin.

Kjo ndarje e permallshme e ndau në dysh Saimir Korrreshin si thika shalqinin që në Kuvend solli. Gaz Bardhi i cili merzinë dhe gezimin i percjell njesoj, ishte i vetmi që qeshte në këtë zezonë. Madje edhe Salianji për të cilin thuhet se në vend të zemres ka një gur të madh sa një bina se mbajti dot veten e për t’i shpetuar zhburrnimit tek Qerreti gjet strehë. Bernard Banushi me 300 kalores do ti sigurojë dalje të qete nga skena e veres si njeriu i negociatave të medha.

Kosta i Gramozit dhe Lindites lart nga llozha na rrinte persiper si shpata e Demokleut apo dora e xhebrailit. Prej atij ballkoni leshonte anatema e nama sa herë lakohej  emri i Babos për keq. Moskuptimi ndaj pohimeve kesodore ishte shfaqur dell në shteg të ballit sa një kallmboq. Mos bëfshi hajer, mos bëfshi hajer  një sokellime e zvargur binte mes nesh.

Bora ka vënë syzet dhe po lexon literaturë si të shmangim dehidratimin në stinen e veres dhe herë pas here qesh me gezim për të rejat që meson. Tao kthen koken dhe e pyet ç’ke?Ajo i gjegjet  “dhe dritë e diturisë perpara do na shpjerë.

Ikonomi i shpjegon Evisit receten e re të petullave që nuk marrin vaj një ekuiliber perfekt  mes një luge sheqer dhe një me kripë, një veze e pak kos, dalin që ti hash plot neps.  Aty u afrua edhe Nikoqiri Niko i cili nuk bindej dhe shamatohej për një recete tjeter. Delina u jepte të drejtë të treve duke tundur gezueshem koken.

Ku shkon Ulsiu aty ndihet hukama e gazit. Edhe në keto ditë errta pas arratisë së Tigrushit ai e gjen forcen për tu dhënë gajret , gaz e shpresë ministrusheve të myrretyera nga pasiguritë e shtatorit ku thuhet se Babo do ti bëjë shumicen kukurec. Gerta nuk e vuri buzen në gaz megjithëse Olta i tregoi dy a tre barasaleta. Merzia e Gertes më sembon.

Lexo edhe :  Dominim absolut në PD, Jorida Tabaku dhe Alimehmeti kanë 27% të votave demokrate

Braçja sot u nxeh keq dhe na fyeu rënde në kujtesen tonë historike kur ai tha “ju merreshit me Lulin  kur pellitjet e gezuara komentoja pasi lopet dilnin nga akademia por atë e kam njohur për gjumash jo për lopë” se Doktori e akuzoi për therje  badihava në Divjakë. Po flet Dash Sula dhe dridhet femija në bark të nënes. Zëri i tij kumbon si jeh i të vertetave shekullore. Ermua vetë që emocionet nuk a fal dokujdo u hutua  në magjepsje.

Arben Pellumbi pasi na dha sihariqin sesi Veziri i madh Tao po flet me segretaren e shtetit të Anglisë na  shihte me dhimbje e ç’meritje-pse nuk gezoheshim, pse nuk prekeshim për këtë arritje, pse nuk ndanim të njëjtin besim!?  Bela u pa me Babon duke bërë shetitje rrugeve të reja me një makinë të zbuluar dhe këtë lajm na e dha Gaz Bardhi për t’ju plasur shpirtin gjithë atyre që do donin të hipnin në atë makinë.

Zheni Bebi Gjergji ja doli më në fund të bashkonte opoziten duke patur në krah edhe Doktorin edhe Krye Zevendes Liderin.  Xhelozia na u shfaq si njollat e yndyres mbi xhaketë. Në tryeze të zhuritur për bashkim  u ulem unë, Edi Paloka , Bujar Leskaj Dash Sula  dhe Xhele Mziu gjithnjë e më i vendosur në bindjet e veta. Desh nxorrem pisqollat si krushqit pas dasme, duke u perbetuar për bashkim. Nderhyrja e Leskajt na kthjelloi. Ai citoi hazretin Lenin megjithë perbuzjen që ka për të “e thyejmë unitetin duke u çirrur për unitetin”.

Majko duket si poet buzë lumit tek pret kthimin e Mamices për ti dhënë zjarr barotit.  Krifca u kthye , mu thaftë goja që thashë se Babo do e qortojë , më  duket qamet e merzitur. Ajo e ka kuptuar gabimin.  Vetem njeriu i drejtë Niko po e ngushllon.  Petrua merr shenime  dhe kellaset në të thella për të thënë gjëra që nuk i prishin qederin. Lefter Geshtenja me çekiç në dorë thyeu arrat e qeverisë. Lindita degjon fjalimet si mesuese e duruar  dhe ve notat në fund.(vazhdon neser)

Të fundit

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve...

“Kam 7 vite pa takuar motrën”, Laert Vasili: Jeton në SHBA, nuk shkoj dot atje

Aktori i njohur Laert Vasili ka rrëfyer për herë të parë në emisionin "E Diell" raportin që ka me familjen e tij dhe veçanërisht...

Ç’po “kurdis” PD me ndërkombëtarët pas 11 majit? Këlliçi zbulon strategjinë e Berishës

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, strategjinë që demokratët dhe kreu i tyre Sali...

Produktet e stinës mbushin tregjet, por nuk ulen çmimet

Edhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve. Produktet e shportës mbeten me çmime të larta...

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i jashtëm gjerman ngre alarmin

Sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës kërkojnë sanksione shtesë nga Perëndimi, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul. “Putini nuk është i interesuar...

Lajme të tjera

Web TV