E diagnostikuan me leucemi, Wanda Nara tregon për herë të parë si është e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Wanda Nara është diagnostifikuar me leucemi”, ky është titulli më i lakuar së fundmi në mediat italiane dhe jo vetëm. Por, si qëndron e vërteta? A është vërtetë bashkëshortja e Icardi-t duke u përballur me një sëmundje të tillë? Modelja e njohur argjentinase së fundmi ka reaguar me anë të një postimi në Instagram ku ka shpjeguar me detaje këtë javë të vështirë, si për të dhe familjen.

Ajo ka treguar se ditën e mërkurën të javës që lamë pas vendosi t’i nënshtrohet një kontrolli rutine, mirëpo përgjigja e disa prej analizave doli shqetësuese. Për këtë arsye u shtrua në spital dhe teksa ndodhej duke bërë më tepër ekzaminime u ndesh me titujt e portaleve dhe mediave, të cilët e kishin diagnostikuar me “leucemi”. Duke mos pohuar këtë diagnozë Wanda theksoi se është duke pritur rezultatet përfundimtare të analizave dhe gjithçka do e mbajë private, për një arsye tepër të fortë, për të mbrojtur fëmijët e saj nga ajo çfarë do diskutohet në publik.

“Mirëmëngjes të gjithëve, ja ku jam dhe dua t’ju tregoj pak për atë që ndodhi. Të mërkurën vendosa vetë të bëj një kontroll rutinë, siç bëj zakonisht sa herë që udhëtoj ose një herë në vit. Disa analiza shkuan keq dhe mora vendimin të hyja në spital për të kryer ekzaminime të tjera që shkuan mirë. Të enjten bëra shumë analiza në një vend më të specializuar.

Si të gjitha nënat, u përpoqa të fsheh frikën dhe ankthet e mia nga fëmijët e mi. Aq më tepër që ende nuk kishte një diagnozë të saktë. Gjatë të premtes shtypi mori konfirmimin nga një gazetar për një diagnozë që unë as nuk e kisha marrë. Fëmijët e mi i mësojnë gjërat gjithmonë nga unë, unë gjithmonë flas me ta dhe ky rast nuk do të bënte përjashtim. Por do të kisha zgjedhur ta bëja me më shumë rezultate dhe mbi të gjitha me kohën time.

Lexo edhe :  "Po çlodh kockat e mia para se të shkoj 30", Dua Lipa pushon në Shqipëri

Tashmë jam në shtëpi, duke pritur për më shumë analiza dhe duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve që më shoqërojnë. Unë do ta mbaj private, veçanërisht për të mbrojtur fëmijët e mi”, shkruan ajo.

Të fundit

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku...

Trump takohet me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet këtë të premte (15 gusht) në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qëllim ndërmjetësimin e një...

15 gusht: Makbethi vret Dunkanin e mer fronin, e njëjta datë shënon fundin e tij tragjik

Historia në të njëjtën datë: Nga Leonard Veizi Këto dy ngjarje historike kanë një koincidencë interesante: të dyja ndodhin më 15 gusht, por me një...

Protesta dhe dhunë në Serbi/ Thirrje për largimin e Vuçiç, plagosen dhjetëra persona

Një tjetër natë pa gjumë për Serbinë, ku mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe drejtësai për viktimat e...

Kostoja shokuese e një shkrepseje: 20 milionë euro

Nga Leonard Veizi Sa herë që shpërthen një zjarr, përsëritet i njëjti refren i lodhur: nuk është faji i diellit përvëlues, as i temperaturave të...

Lajme të tjera

Web TV