Euro, të paktën 2 milionë shqiptarë të goditur financiarisht nga pikiata e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja 

Në pyetësorin e Barometrit të Sigurisë Kombëtare që hartova vjet, ishte edhe një pyetje rreth dërgesave valutore të të afërmve emigrantë drejt familjeve të këtushme. Nga anketimi rigoroz në terren, rezultoi se 53% e familjeve shqiptare merrnin dërgesa valutore nga të afërmit e tyre emigrantë.

Me një ekstrapolim të përafërt, i bie që rreth 1.4 milionë banorë të Shqipërisë të jenë dëmtuar nga rënia drastike e Euros prej mëse 17% brenda një viti kalendarik (shihni grafikun shoqërues). Për shembull, një familje që merr nga të afërmit emigrantë 100 Euro në muaj, tani i shkëmben me 100 mijë lekë të vjetër, e jo me 117 mijë lekë të vjetër, siç i shkëmbente vjet (edhe valutat e tjera kanë pësuar rënie të ngjashme me të Euros në tregun e brendshëm valuator). Për më tepër, me këto 100 mijë lekët e sotme, familjet që mbahen me dërgesat valutore të emigrantëve mund të blejnë më pak ushqime, ngaqë inflacioni i çmimeve të ushqimeve është rritur po aq sa ç’është ulur vlera e dërgesave valutore që ata marrin. Pra, goditje e dyfishtë financiare kjo për familjet e varura nga dërgesat valutore…

Por pikiata e euros godet edhe më gjerë. Rreth 500 mijë shqiptarë i kanë depozituar kursimet e tyre në bankat e vendit në valutë. Dikujt që ka pas kursyer 1 mijë euro deri vjet, sot nuk i vlejnë më 1 milion e 170 mijë lekë të vjetra, si vjet, por vetëm 1 milion. Për të mos vazhduar më tej me fasonierët, eksportuesit, dhe hotelierët, të cilët i arkëtojnë të ardhurat në Euro, që vlen sot 17% më pak se vjet…

Kuptohet që disa shqiptarë përfitojnë nga pikiata vjetore e Euros – të parët janë grosistët që i blejnë mallrat në tregun e jashtëm me valutë të zhvelërsuar dhe i shesin mallrat në tregun e brendshëm me çmime në lekë të mbivlerësuar (ndërkohë që çmimet në tregun e brendshëm kanë regjistruar vetëm rritje, e jo ulje, siç mund të pritej nga zhvlerësimi i Euros). Gjithashtu, ata shqiptarë që kanë mundësinë të shkojnë jashtë vendit për pushime, mund t’i blejnë më lirë Eurot që u duhen për të shpenzuar në vendet ku shkojnë.

Lexo edhe :  1.7 trilionë lekë në banka, 5% e shqiptarëve zotërojnë më shumë se gjysmën e parave

Me pak fjalë, një shumicë dërrmuese e shqiptarëve vuan nga pikiata e Euros, ndërsa një pakicë e vogël buzëqesh…

Të fundit

Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes me Olsi Bylykun? Reagojnë ashpër familjarët

Së fundmi, një thashethem ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohet se këngëtarja Egli Tako ka humbur...

PD nis sot fushatën/ LaCivita shpërndan VIDEO-n: Kush është bufi dhe kush është miu

Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje një video në platformën X, ku shfaqet një...

Gjermani, azilkërkuesit do kthehen që në kufi? Çfarë pritet të ndodhë

Në ditën e parë si kancelar, kështu ka premtuar në fushatë elektorale kristiandemokrati (CDU) Friedrich Merz, do të zbatojë kompetencën politike duke udhëzuar Ministrinë e Brendshme...

Berisha e nis në Tiranë/ Sonte çel fushatën në sheshin “Nënë Tereza”

Sot çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 majit. Mitingu elektoral i Partisë Demokratike do të fillojë në orën 19:00 në Sheshin “Nënë Tereza. Ende nuk...

“Alarm në burgje”, avokati: Janë identifikuar 3 raste me SIDA

Avokati Saimir Visha ka deklaruarse në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me virusin HIV / AIDS apo SIDA, të cilët...

Lajme të tjera

Web TV