Nesër mbahen zgjedhjet në Rrogozhinë, masat e policisë për mbarëvajtjen e procesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër, 23 korrik, zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie në Rrogozhinë. KQZ shpalli të pavlefshme zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Rrogozhinës dhe vendosi përsëritjen e tyre.

Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë”.

Për rrjedhojë Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe qetësisë, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Rrogozhinë, përsa i përket detyrave funksionale të Policisë, të cilat janë të parashikuara në ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Kodin Zgjedhor.

Në Rrogozhinë janë 55 objekte zgjedhore të cilat do të merren në ruajtje nga punonjësit e Policisë të Stacionit të Policisë Rrogozhinë, me mbështetjen e punonjësve të Policisë të Komisariatit Kavajë dhe të DVP Durrës.

Është bërë instruktazhi i të gjitha forcave të Policisë, që janë të ngarkuar me detyra në kuadër të këtij procesi zgjedhor, në qytetin e Rrogozhinës.

Punonjësve të Policisë iu është kërkuar të tregojnë profesionalizëm e korrektësi në detyrat e përcaktuara në planin e masave përsa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore, zbatimit të Kodit Zgjedhor dhe të udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV