Rriten me 35 deri në 40% çmimet e pronave në bregdet, eksperti: Ka kërkesë të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë këtij viti çmimet e apartemanteve në zonat bregdetare janë rritur me 35 deri në 40%. Ekspertët thonë se rritja vjen për shkak të kërkesës së lartë të të huajve për të blerë prona në Shqipëri.

Çmimet e apartamenteve dhe pronave vijojnë të njohin rritje. Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare rritja më e madhe, gjatë këtij viti, është në pronat që ndodhen në zonat bregdetare.

“Mund të them që ka një rritje diku 35-40% sidomos në këto apartamente që janë me pamje nga deti, apartamentet sa më afër vijës bregdetare. Kjo ka ardhur si pasojë e kërkesës që ka ardhur gjithmonë në rritj”, tha në një prononcim për Euronews Albania, eksperti imobiliar Sokol Çili.

I pyetur rreth faktorëve që ndikojnë, Çili shprehet se kërkesa e lartë  dhe oferta e ulët ka rritur çmimet për metrin katror, por dhe luhatja e euros e muajve të fundit, ka ndikuar në këtë sektor.

“Faktori i parë është kërkesa, sa më shumë kërkesë të ketë, bën që çmimi të shkoj në rritje. Mund të them edhe kriza që pati pas pandemisë ku u rritën dhe çmimet e materialeve, gjithashu edhe lëvizja e euros pati goxha ndikim, sidomos tani këtë vitin e fundit është rreth 15-20% më shumë seç ka qenë”, tha eksperti.

Sipas të dhënave, apartamentet buzë detit janë rritur mesatarisht me 300 euro për metër katror. Çmime më të larta janë në Vlorës, ndërsa në Durrës dhe Qerret, pronat u shtrenjtuan me 15%. Interesi i lartë i të huajve ka ndikuar dhe në ndryshimin e shpejtë të çmimeve.

“Blerësit janë të ndryshëm. Mund të them që është parë një rritje goxha e konsiderueshme të të huajve në vendin tonë, kryesisht nga Polonia, Çekia, vendet nordike, Italianët, dhe ata kanë patur shumë kërkesë, gjithashtu dhe vendas”, tha ai.

Lexo edhe :  Daljet e reja në pension, ISSH: Si të përfitoni dhe dokumentacioni që ju nevojitet

Aktualisht çmimi për metër katror në zonat e jugut shkon mesatarisht nga 2000 deri në 3500 euro për metër katror.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV