Shkencëtarët të alarmuar: Ngrohja globale e paprecedentë, rekorde të reja temperaturash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një seri rekordesh në temperatura, ngrohjen e oqeaneve dhe akullit në detin e Antarktidës kanë alarmuar shkencëtarët, të cilën vlerësojnë se shpejtësia dhe koha në të cilën po ndodhin fenomenet është e paprecedentë.

OKB ka paralajmëruar se valët e rrezikshme të të nxehtit në Europë mund të thyejnë rekorde të mëtejshme. Shkencëtarët pohojnë se është e vështirë të lidhësh menjëherë ngjarjet me ndryshimet klimatike, pasi moti dhe oqeanet janë shumë komplekse.

Teksa po zhvillohen një numër studimesh, ekspertet druhen se disa prej skenarëve më të këqij po bëhen tashmë realitet.

“Sipas tendencës që po shohim nuk duhet të presim një klimë stacionare. Nuk do të ketë një normalitet të ri, sa i përket klimës, por ajo vetëm do të vazhdojë të ndryshojë.

Të gjitha të dhënat sugjerojnë se do të shohim rritje të intensitetit dhe frekuencës së valëve të të nxehtit”, tha John Nairn, ekspert për të nxehtin ekstrem.

Sipas studiuesit, Dr Paulo Ceppi nga universiteti Imperial College ne Londër, toka është tani në një territor të pa eksploruar, për shkak të ngrohjes globale nga karburantet fosile dhe fenomenit el nino, sistemi natyror i ngrohjes së motit, i pari qe prej 2018-s.

Bota përjetoi ditën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në muajin korrik, duke thyer rekordin e temperaturës mesatare globale të shënuar në 2016-tën.

Temperatura mesatare globale i kaloi 17 gradë për herë të parë duke shënuar 17.08 në 6 korrik sipas shërbimit të BE te monitorimit të klimës, Copernicus. Sipas ekspertëve, vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Mesdheun, Amerikën e Veriut, Afrikën dhe Azinë, pritet të vazhdojë edhe përgjatë gushtit me temperatura mbi 40 gradë celsius.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV