VIDEO / Makina funeralit futet në mes të fushës dhe ndërpret ndeshjen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja miqësore mes dy skuadrave të ligave të ulëta në Angli, Gateshead dhe Dunston, u ndërpre për shkak të një situate të çuditshme dhe të pazakontë. Disa persona me dy makina, njëra prej të cilave ishte një makinë funerali, hynë në fushë dhe xhiruan gomat rreth qendrës së fushës.

British Sky Sports raporton se situata e lartpërmendur ka ndodhur në pjesën e parë të ndeshjes, kur rezultati ishte 1-1, dhe se në fushë kanë hyrë dy vetura, një Subaru dhe një makinë funerali. Më pas, makinat lëviznin nëpër fushë, duke driftuar, ndërsa personat brenda po hidhnin fletushka nga dritarja.

Më pas personat e maskuar kanë braktisur makinën dhe janë futur në Subaru, pas së cilës janë larguar në drejtim të panjohur, duke e lënë makinën në fushë.

“Për shkak të një incidenti në fushë që ndodhi pak pas pjesës së parë, arbitri e ndërpreu lojën”, tha Gateshead.

Në njoftimin e saj, policia bën të ditur se nuk ka persona të lënduar dhe se ka nisur hetimet për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj ngjarje. Ata shtuan se trazira të tilla nuk do të tolerohen dhe kur të mësohet se kush qëndron pas incidentit, do të ndëshkohet rëndë.

“Edhe pse hetimi është në një fazë fillestar, besohet se personat e përfshirë e njohin njëri-tjetrin. Gjithashtu mund të themi se nuk ka pasur ndonjë rrezik të madh për publikun, por jemi të vetëdijshëm se si po qarkullojnë fotot dhe videot e trazirave në rrjetet sociale. I bëhet thirrje publikut të mos përfshihet në spekulime dhe t’i dorëzojë të gjitha videot që ka në polici për të ndihmuar në procesin e hetimit”, thanë ata.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV