Manastirliu: Ulet ditë-qëndrimi me 2 herë në spitale, reduktohen infeksionet spitalore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Forumin Shkencor mbi ‘Investimet efektive në shërbimet kirurgjikale dhe ndikimi në shëndetin e pacientëve’, me pjesëmarrjen e ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, mjekë të QSUT-së dhe drejtues të Universitetit të Mjekësisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka vënë theksin në përfitimet në shëndet që kanë sjellë investimet në shërbimet kirurgjikale.

“Vlerësohet që ditë-qëndrimi është ulur me 2 herë, krahasuar me fillimet e punës sonë, kur infeksionet e plagëve operatore ishin mbi 35%.

Reduktimi tyre, tashmë ndër vite është një fakt, i cili, jo vetëm është i matshëm, por ajo që është me rëndësi është që jeta e qytetarëve sot është më e sigurt dhe pacienti sot në spital, jo vetëm merr shërbim më shpejt, por edhe shërimi tij ndodh më shpejt, pikërisht në sajë të investimeve të kryera dhe punës që bëjnë profesionistët tanë në strukturat spitalore të kirurgjisë.

Nga momenti i pikënisjes së këtij programi, të sterilizimit dhe instrumenteve kirurgjikale, janë mbi 400 mijë ndërhyrje të kryera në sistemin shëndetësor me standarde evropiane”, tha Ministrja Manastirliu.

Gjatë këtij forumi shkencor, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se është ulur ndjeshëm dhe përdorimi i antibiotikëve, por nga ana tjetër, u ka kërkuar drejtuesve të spitaleve, standardizimin e protokolleve në këtë drejtim, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Të dhënat e studimit të ISHP-së, në raport me vitin 2014, tregojnë se, është ulur me 20% përdorimi antibiotikëve në ditët post-ndërhyrje dhe besoj që këtu kemi shumë për të thënë në raport me atë që spitalet duhet të bëjnë.

E para drejtuesit e spitaleve, së bashku me stafet teknike dhe me njësitë e infeksioneve spitalore, duhet që të kenë në mënyrë periodike evidencat e përdorimit të antibiotikëve. Nuk ka më asnjë justifikim tek përdorimi antibiotikëve pa të gjithë analizat mikrobike, sepse nuk mund të përdoren antibiotikët sepse kështu ka qenë bërë dhe të vazhdojmë me modelin e vjetër.

Është përgjegjësi e drejtuesve të institucioneve dhe stafeve teknike për t’i shpallur luftë antibiotiko-rezistencës“, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Mungesa e ujit në organizëm, ja tre 3 alarme që trupi dërgon kur dehidratoheni

Prof. Arben Gjata tha se falë investimeve të kryera dhe programit të sterilizimit ka indikatorë të përmirësuar vitet e fundit, siç janë ulja e ditë-qëndrimit në spital dhe reduktimi i infeksioneve spitalore.

“Nëse e marrim nga viti 2019 gati 90% e operacioneve bëheshin me kirurgji tradicionale, kirurgji të hapur, e cila rriste riskun. Sot mbi 98% realizohen totalisht në mënyrë laparoskopike, gjë që ul ditëqëndrimin, ul riskun e infeksioneve”, u shpreh prof. Gjata.

Të dhënat studimore të Institutit të Shëndetit Publik në Forumin Shkencor për ‘Investimet Efektive në Shërbimet Kirurgjikale.

Ndikimi në Shëndetin e Pacientëve’, tregojnë qartë për efektin pozitiv të programit të sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë në reduktimin e infeksioneve spitalore, duke rritur sigurinë për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Studimi i kryer nga ISHP, krahasoi të dhënat e infeksioneve spitalore, infeksioneve të plagëve operatore dhe shpërthimet epidemike të ndodhura përpara apo pas vitit 2014 dhe pas vitit 2021.

Gjithashtu u krye vlerësimi i përdorimit të antibiotikëve dhe infeksioneve spitalore në të njëjtat periudha në disa spitale të vendit  (Spitali Rajonal Lezhë, Spitali Rajonal Vlorë, Spitali Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ dhe Klinika 3 Kirurgjikale e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë). Të gjithë treguesit tregojnë se: Gjatë vitit 2021 vihen re më pak infeksione të plagëve operatore, ku nuk ka patur izolime për patogjenë të ndryshëm në krahasim me vitet e mëparshme.

Gjatë vitit 2021 nuk janë vënë re shpërthime epidemike në spitalet e vendit nga infeksionet spitalore që tregon një përmirësim të mjedisit spitalor, sterilizimit dhe dezinfektimit dhe masave të tjera.

Në studim u evidentua një rënie me 2 herë e ditë-qendrimit spitalor si dhe rënie në 20% të rasteve të pacienteve që kanë përdorur antibiotikë në shërbimet kirurgjikale, që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me uljen e infeksioneve që trajtohen me to.

Të fundit

Basha: Mos pranoni t’ju trajtojnë si dele, më 11 Maj

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka deklaruar se Shqipëria ka çmimet më të larta të ushqimeve dhe shërbimeve, ndërsa...

Unaza e Dua Lipës bëhet trend

Kur Dua Lipa u fotografua për herë të parë me një unazë diamanti në gishtin e katërt të dorës së majtë në muajin dhjetor,...

Gjysmë shekulli ‘clown’/ Met Selimi rrëfim me dhe (pa) maskë në Pas Mesnatë

Nëse do të thuash Met Selimi, ndër mend të vjen kllouni i famshëm i cirkut. Me gati gjysmë shekulli mbi supe në këtë profesion,...

13 shtete do të padisin administratën Trump për qasjen e Musk në të dhënat e pagesave

Një koalicion prej 13 shtetesh të SHBA-së po planifikon të padisë administratën e presidentit Donald Trump për shkak të vendimit të saj për t’i...

VIDEO/ Rama në Pallatin Mbretëror në Madrid, ndan pamjet nga takimi me Mbretin Filipe

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi me Mbretin Filipe Vl. Rama ka udhëtuar drejt Spanjës ditën e djeshme. Rama po zhvillon një vizitë...

Lajme të tjera

Web TV