Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së së vulës/ 7 deputetë kundër, kërkesa për Bardhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

7 deputetë të PD-së së vulës kanë kërkuar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi të ushtrojë kompetencat që i njeh statuti duke shprehur hapur kundërshtimin e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve në datën 29 korrik.

Në letrën drejtuar Bardhit, 7 deputetët, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Ramadan Likaj, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati dhe Saimir Korreshi shprehen se thellimi i përçarjes e dëmton në mënyrë përfundimtare PD-në dhe se forcimi i partisë është i vetmi objektiv që duhet t’i bëjë bashkë të gjithë.

Ata theksojnë se, shumica dërrmuese e anëtarëve të PD janë të lodhur nga konflikti i brendshëm dhe kërkojnë zgjidhje nga përfaqësuesit e tyre, për shkak se përçarja po forcon regjimin e korruptuar të Edi Ramës.

Duke pasur parasysh këto fakte ata kanë ndërmarrë iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar, si organi më i lart drejtues i partisë në periudhën mes dy Kuvendeve.

Më tej shkruhet se nga kontakti dhe vlerësimi i vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar sipas listës së anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD-së të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të konfirmuar zyrtarisht nga organet përgjegjëse statutore, rezultoi se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 453 anëtarë gjithsej në detyrë, një pjesë prej tyre ishin përjashtuar pa vendim nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, ishin njohur, por nuk kishin marrë pjesë në mbledhje ose ishin në mbledhje, por nuk e konsideronin atë legjitime, duke mos qenë dakord me “vendimmarrjet pa kuorum”.

Deklarata e plotë:

Ne, deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

Të shqetësuar nga aktet e njëanshme dhe përçarëse të një pjese të vogël të Partisë Demokratike;

Me përgjegjësinë për të ardhmen e demokratëve dhe të Partisë Demokratike;

Me bindjen e plotë se thellimi i përçarjes e dëmton në mënyrë përfundimtare PD-në dhe se forcimi i partisë është i vetmi objektiv që duhet të na bëjë bashkë të gjithë;

Lexo edhe :  Nis në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn

Të ndërgjegjshëm se shumica dërrmuese e anëtarëve të PD janë të lodhur nga konflikti i brendshëm dhe kërkojnë zgjidhje nga përfaqësuesit e tyre, për shkak se përçarja po forcon regjimin e korruptuar të Edi Ramës;

Ndërmorëm iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar, si organi më i lart drejtues i partisë në periudhën mes dy Kuvendeve.

Nga kontakti dhe vlerësimi i vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar sipas listës së anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD-së të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të konfirmuar zyrtarisht nga organet përgjegjëse statutore, rezultoi se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 453 anëtarë gjithsej në detyrë, një pjesë prej tyre:

– ishin përjashtuar pa vendim nga mbledhja e Këshillit Kombëtar;

– ishin njohur, por nuk kishin marrë pjesë në mbledhje;

– ishin në mbledhje, por nuk e konsideronin atë legjitime, duke mos qenë dakord me “vendimmarrjet pa kuorum”.

Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, si dhe me shqetësimin se aktet e njëanshme nuk e ndihmojnë PD-në, anëtarët e Këshillit Kombëtar shprehën vullnetin dhe kërkojnë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti i Partisë Demokratike.

Ditën e premte, më datë 21 korrik 2023, i kemi dorëzuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm një relacion të detajuar, së bashku me kërkesën për të ushtruar kompetencat e tij statutore.

Të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD-së, ne gjejmë rastin të kërkojmë nga Sekretari i Përgjithshëm që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti dhe të ndërmarrë çdo iniciativë statutore për të frenuar përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike.

DEPUTETËT DHE ANËTARËT E KËSHILLIT KOMBËTAR:

LEFTER GËSHTENJA

BLEDION NALLBATI

RAMADAN LIKAJ

DASHNOR SULA

XHELAL MZIU

HELIDON BUSHATI

SAIMIR KORRESHI

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV