PS “mbyll dyert” për Asamblenë gazetari: Ja ç’pritet të ndodh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste do të mbledhë këtë të mërkurë asamblenë, mbledhja do të bëhet rreth orës 17:30 në një takim me dyer të mbyllura, pa praninë e kamerave.

Gazetari ka dhënë për Euronews Albania më shumë detaje rreth asaj që pritet të ndodh në mbledhjen e Asambalesë së Patisë Socialiste.

“Sipas parashikimit pritet të nisë në orën 17:30 minuta, pika kulmore do jetë fjala e kryeministrit Rama e cila për dallim prej shumë nga mbledhjeve të Partisë socialiste do jetë e mbyllur, pra nuk do ketë një publikim apo një deklaratë publike apo transmetim live të kësaj fjale të zotit Rama, siç rëndom ka ndodhur në mbledhje të tjera.

Zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste, që nga largimi i kryetarit të bashkisë së Kukësit zoti Gjici dhe shpallja në kërkim e ish-zëvendës kryeministrit Ahmetaj, ka ndikuar në vendimin  e zotit Rama për zhvillimin e mbledhjes së asamblesë së partisë socialiste me dyer të mbyllura. si duket edhe çështjet që do diskutohen aty ka preferuar t’i ketë në komunikim të drejtpërdrejtë vetëm me anëtarët e asamblesë.

Ndoshta më pas mund të ketë një dalje të shkurtër të kryeministrit Rama para mediave. Sa u takon çështjeve kryesore, pritet të trajtohen disa ndryshime të drejtuesve politik të Partisë Socialiste, disa prej tyre mund të jenë të imponuar nga zhvillimet e ndodhura gjatë dy muajve të fundit, apo lëvizje të mundshme të kabinetit qeveritar edhe pse këto të fundit sipas të gjitha gjasave mund të lihen për t’u bërë në fillim të muajit shtator”,-tha  gazetari

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV