Situata e zjarreve në vend/ Peleshi: 5 vatra aktive janë evidentuar ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5 vatra aktive zjarri janë evidentuar gjatë ditës së sotme në territorin e vendit.

Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.

Po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps,Kreshpan, njësia administrative Frakull. Ndërsa u kërkua ndërhyrja e helikopterit në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, pasi ndërhyrja me mjete dhe forca nga terreni është e pamundur.

Po punohet ndërkaq edhe në një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër. Po vijon gjithashtu operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në bashkinë Vlorë.

Në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.

Është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi.

Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës.

Të fundit

Kontrata e lobimit, Flamur Noka reagon pas dyshimeve: Në përputhje me ligjin

Pas publikimit të kontratës prej 6 milionë dollarësh që Partia Demokratike ka lidhur me kompaninë amerikane Continental Strategy, ku...

Fitore me spektakël në “Anfield”, Liverpool zyrtarisht kampion i Premier League!

Liverpool është zyrtarisht kampion i Premier League! Ekipi i drejtuar nga Arne Slot ka fituar 5-1 ndaj Tottenham në "Anfield", duke festuar në mënyrën...

“Provinciale që donte të bëhej qytetare”, G Banit nuk i del inati me Danjën

Duket se G Bani nuk i ka dalë akoma inati me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania 4”, Danjën, pasi kjo e fundit nuk...

Gary Kokalari sulmon Berishën: Mjeku që i bëri autopsinë Kosta Trebickës, sot kandidat

Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari i ka shkruar një letër drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ku rendit disa veprime të dyshimta dhe në dukje të...

Rama: Nëse Vlora nuk thyen rekord më 11 maj, do jetë turp i madh!

Në përfundim të takimit elektoral me vajzat dhe gratë në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për patriotët e tij. Duke sjellë në vëmendje...

Lajme të tjera

Web TV