Plas skandali, ja si Bardhi financoi “Foltoren” me fondet e PD zyrtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazment Bardhi ka dalë jashtë çdo parashikimi me luftën që ka hapur ndaj Lulzim Bashës duke intensifikuar përpjekjet për të bllokuar zgjedhjet në Partinë Demokratike.

Por skandali i madh që është zbuluar së fundmi për Sekretarin e Përgjithshëm tregon provat e qarta se fijet pas tij i luan Sali Berisha. Mediat kanë zbuluar se Bardhi ka bërë në fshehtësi të plotë pagesa drejt “Foltores” të Berishës duke shfrytëzuar kështu të drejtën e firmës që ai ka mbi financat e Partisë Demokratike. Këtë informacion e ka zbuluar gjatë një interviste televizive Bledian Koka, i cili njihet si një nga gazetarët më brenda lëvizjes së Berishës.

Sipas tij, Bardhi shpesh herë i ka çliruar financat e PD për pagesa në hesap të Rithemelimit, pasi ai e njeh që si PD e vërtetë. “Në dijeninë time zoti Bardhi financat i ka çliruar, herë pas here edhe për atë që është Partia Demokratike e Rithemelimit, sepse realisht zoti Bardhi i njeh që ata janë njerëzit që funksionojnë realisht për Partinë Demokratike dhe demokratët.

Pra disa prej pagesave, pagesa bazike, pagesa e energjisë janë disbursuar nga zoti Bardhi për llogari të asaj që është Partia Demokratike, por nuk është çështje e 1 mln eurove këtu siç është buxheti i PD”, u shpreh Koka.

Ky skandal shpjegon dhe sjellën e Bardhit ndaj Roland Bejkos. Pavarësisht këmbënguljes dhe “lutjeve” dëshpëruese të kandidatit të PD për Tiranën në zgjedhjet e 14 majit, Bardhi refuzoi të përkrahte financiarisht fushatën e kandidatit zyrtarë të partisë e cila është pronare e financave dhe jo Bardhi.

Bardhi i përfshirë në afera me familjen Berisha

Bardhin duhet ta ketë detyruar diçka shumë e fortë që të mbështesë Sali Berishën, një “non grata”, të cilët amerikanët e kanë bërë të qartë se rikthimi i tij në krye të selisë blu do të nënkuptonte fundin e kësaj partie.

Paratë e PD me firmën e Gazment Bardhit, janë përdorur për të mundësuar aktivitetet dhe konferencat e shumta të Sali Berishës në të cilat më së shumti ka sulmuar, akuzuar dhe shpifur po atë PD dhe lidershipin e saj.

Në këtë mes qëndrojnë dy skenarë. I pari është se Berisha e ka joshur Bardhin me poste dhe ofiqe që të bllokojë ardhjen e Bashës në krye të PD.

Lexo edhe :  A do të ketë një Foltore të dytë?/ Përgjigjet Berisha

Skenari i dytë është ai që Berisha di të bëjë më mirë, kërcënime e shantazhe me dosje për demokratët që i kanë dalë kundër.  Ish-kryeministri gjithë këtë kohë ka punuar fort në prapaskenë që përmes presionit, dhunës dhe shantazhit, të uzurpojë gjithë godinën e Partisë Demokratike.

Berisha kërcënon me dosje

Përdorimi i dosjeve është një praktikë e njohur e ish-kryeministrit Sali Berisha për të mbajtur peng figura të njohura në PD. Nëse disa demokratë të njohur, në pamje të parë gdhihen dhe ngrysen vetëm me Sali Berishën në mëndje dhe në zemër, “shpirtërisht” i shqetëson diçka.

Tek besnikët e ish-kryeministrit shohim politikanë që kanë mbajtur për vite me radhë në periudhën e qeverisjes së Sali Berishës poste të larta dhe ka nga ata që nuk po e braktisin kurrë edhe pse të gjithë ndërkombëtarët ia kanë mbyllur dyert dhe kanë paralajmëruar se nëse Berisha do të jetë në krye të selisë blu edhe Partia Demokratike do të shpallet “non-grata”.

Pra edhe me Bardhin mund të ketë ndodhur diçka e tillë. Ai mund të jetë i përfshirë në afera me familjen Berisha dhe ish-kryeministri po e përdor si kartë për ta mbajtur nën rresht.

Financat e “Foltores”

Skandali që u zbulua nga Bardhi shpjegon dhe faturat e shtrenjta të cilat nuk i justifikoi dot Berisha me deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore më 14 maj.

Sali Berisha nuk përfitoi asnjë fond nga KQZ, pasi paratë i kaluan PD-së së Alibeajt. Me shpenzimet e tij gjatë gjithë kësaj periudhe dhe me fushatën e gjatë që zhvilloi, ai nuk i justifikoi dot paratë.

Që prej 16 shtatorit të vitit 2021 kur nisi ‘Foltoren’ e tij të parë në luftën kundër Bashës dhe SHBA-ve Berisha ka bërë qindra takime në të gjithë vendin. Ai ka marrë qira ambiente, salla në të gjithë vendin, roje me vete, eskorta etj.

Askush deri më tani nuk ka dhënë një informacion se kush ia paguan sallat në të gjithë vendin Berishës? Kush ia financon truprojat e Berishës, makinat e shtrenjta që e shoqërojnë, karburantin etj? Por tashmë mësuam se një dorë e fshehtë ishte dhe nga Bardhi.

Të fundit

Ylli i Interit ka oferta nga Anglia, klubi zikaltër: Duam 32 mln euro

Yann Bisseck po tërheq gjithnjë e më shumë klube në merkato. Mbrojtësi 24-vjeçar është vënë në shënjestër nga disa...

Shqipëria s’po rregullon dot imazhin në sytë e investitorëve të huaj

Shqipëria nuk po rregullon dot imazhin e saj në sytë e investitorëve të huaj, duke mbetur gjithsesi në “vijën e kuqe” të vlerësimeve në...

Cilat janë shqetësimet shëndetësore më të shpeshta gjatë verës?

Pickimet nga insektet, goditjet nga dielli apo shqetësimet kardiovaskulare janë problematikat shëndetësore më të shpeshta për banorët dhe turistët që vizitojnë Gjirokastrën në këtë...

6 mijë gjoba gjatë korrikut, çfarë po ndodh me shoferët në Elbasan?

Policia Rrugore e Elbasanit ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut të shtuar gjatë sezonit veror, ku gjatë muajit...

Shqiptarët grabitën europianët përmes telefonave, zbulohet skema e “call center”

SPAK, në bashkëpunim me autoritet gjermane përmes një operacioni të gjerë, të shtrirë në disa shtete të BE, kanë goditur grupin kriminal të Call...

Lajme të tjera

Web TV