Në ndeshjen miqësores mes Fiorentinës dhe Crvena Zvezdës, ndeshje kjo e zhvilluar dje në Beograd, tifo-grupi “Delije” i skuadrës serbe, u shfaq me një koreografi ku shkruante: “Kur ushtria kthehet në Kosovë”.
Pas këtij veprimi ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është kthyer në histori të viteve të 90’ta, ku tifozët e Crvena Zvezda ishin revoltuar kundër Kroacisë. Sipas Kurtit kjo ishte thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.
“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga ICTY, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”,- ka shkruar Kurti në Twitter.
In 1990 fans of Serbian football club Crvena Zvezda, led by ICTY-indicted Serbian mobster Arkan, rioted against Croatia. For some, this was a spark of the wars that ensued. Yesterday Crvena Zvezda called for the Serbian army to return to 🇽🇰. The calls to violence are incessant. pic.twitter.com/hOXojH7ooi
— Albin Kurti (@albinkurti) July 27, 2023