Zyrtare/ Samuel Chukwueze firmos me Milanin deri në vitin 2028

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani ka nënshkruar zyrtarisht me Samuel Chukwueze nga Villarreali në një marrëveshje me vlerë rreth 28 milionë euro, duke përfshirë bonuset, ndërsa ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Sulmuesi nigerian mbërriti dje për testet e tij mjekësore dhe i kaloi ato me sukses, duke firmosur sot kontratën pesëvjeçare.

Një deklaratë nga kuqezinjtë konfirmoi se Chukwueze ka zgjedhur fanellën me numrin 21 për këtë sezon në San Siro.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Samuel Chimerenka Chukwueze nga Villarreal CF. Sulmuesi nigerian ka nënshkruar për kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e Rossonerëve.

Sipas Sky Sport Italia, Sportitalia dhe disa mediave tjera, marrëveshja u arrit për 20 milionë euro plus deri në 8 milionë euro tjera bonuse ndryshme të lidhura me performancën.

Nga ana tjetër, Milani gjithashtu ka huazuar mbrojtësin Matteo Gabbia te Villarreal për një sezon, pa opsion blerjeje.

Chukwueze shënoi 13 gola dhe dha 11 asistime në 50 paraqitje për Villarrealin sezonin e kaluar.

Të fundit

Sentinelezët, fisi më i izoluar në botë/ Pse askush nuk duhet të vizitojë ishullin e tyre

Në orën 10 të mëngjesit të 29 marsit, Mykhailo Viktorovych, një YouTuber 24-vjeçar amerikan, zbarkoi me gomonen e tij në...

Soyuz MS-27 ulet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Sot në mëngjes në orën 07:47 (me orën italiane) u nis një mision i ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) . Astronauti i NASA-s Jonny Kim ka...

Pse obeziteti na heq kënaqësinë e të ngrënit?

Shpesh, të prekurit nga obeziteti konsumojnë sasi të mëdha ushqimi , por pa e shijuar atë : kjo nuk ndodh tek njerëzit me peshë normale, të cilët, edhe kur i...

Fjalim në italisht, pica e akullore/ Mbreti Charles feston përvjetorin e martesës në Romë

Mbreti Charles , në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali , mbajti një fjalim këtë pasdite para deputetëve të parlamentit italian. “Fatkeqësisht, jehona...

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi në mënyrë ironike replikon me...

Lajme të tjera

Web TV