BE “në ethe”, figurat më të rëndësishme po heqin dorë nga postet, çfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vit para përfundimit të mandatit të gruas më të fuqishme në Evropë, skuadra po shpërbëhet dalëngadalë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, javën e kaluar mbeti pa zëvendëspresidentin Frans Timmermans dhe tani po largohet edhe Komisionerja për Konkurrencën e Tregut Margrethe Vestager, e cila kandidon për postin e kreut të Bankës Evropiane të Investimeve.

Në maj, komisionerja e BE-së për inovacionin Mariya Gabriel dha gjithashtu dorëheqjen pasi mori një ftesë për të marrë pjesë në formimin e qeverisë bullgare. Edhe pse nuk është e pazakontë që komisionerët të kërkojnë një punë të re para përfundimit të mandatit të tyre, këtë herë kjo po ndodh shumë herët.

Përkatësisht, mandati i Komisionit aktual përfundon më 31 tetor 2024, dhe “motorri” e Brukselit ka ende shumë rrugë për të bërë, inflacioni po rritet, numri i hyrjeve të paligjshme në BE po i afrohet nivelit të 2015 dhe kërcënimi për stabilitetin është krijuar edhe nga lufta në Ukrainë.

Një problem shtesë për von der Leyen është edhe largimi i dy “peshave të rënda” politike. Timmermans me shumë gjasa do të japë dorëheqjen zyrtarisht më 22 gusht.

Sa i përket Vestager, nëse ajo merr mbështetjen e ministrave evropianë të financave, Vestager do të largohet nga Komisioni deri në vjeshtë.

Ndërkohë, ka spekulime për të ardhmen e Ursula von der Leyen dhe nëse ish-ministrja gjermane e mbrojtjes 64-vjeçare do të kandidojë për një mandat të dytë pesë-vjeçar në krye të institucionit më me ndikim të BE-së.

Ka spekulime se ajo ia ka vënë syrin postit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, i cili mbahet aktualisht nga Jens Stoltenberg. Megjithatë nuk dihet ende asgjë konkretisht.

Të fundit

“Fajin e kanë shqiptarët”, kuza nga Serbia për krime nga kosovarët

Shqiptarët janë përherë fajtorët sipas shtetit serb. Sipas Fondit për të Drejtat Humanitare rezulton se gjatë vitit 2024, Prokuroria...

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, Toyota del nga rruga, shoferi…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi...

130 mln euro për yllin e Real Madridit, Perez më në dilemë se kurrë

Braziliani Rodrygo është kthyer në çështje te Real Madrid dhe klubi madrilen ende nuk ka vendosur për të ardhmen e brazilianit. Në anën tjetër,...

Netanyahu: Kemi informacione, Irani mashtron në negociatat me SHBA

“Irani do të vazhdojë negociatat e rreme ku gënjejnë dhe tallin SHBA-të” “Ata duan të vazhdojnë këto negociata të rreme ku gënjejnë, mashtrojnë dhe tallin...

Zbulimi i varrit në Malin e Dajtit, flet njeriu anonim: Aty prehet Pablo…

Pas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e “JOQ Albania”, ku spekulohej nga një grup vajzash se kishin gjetur në Malin e Dajtit një...

Lajme të tjera

Web TV