“Do të shkrijë logon”/ Juristi: Strategjia e Berishës, ruajtja e monopolit opozitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha ka si strategji shkrirjen e logos së Partisë Demokratike.

Sipas tij, ish-kryeministri pretendon ruajtjen e monopolit opozitar.

“Dihet qartë tashmë që mbështetësi kryesor i Gazment Bardhit është Sali Berisha dhe ai i ashtuquajturi Këshill Kombëtar është me njerëzit e Sali Berishës. Unë mendoj që problemi më shumë se politik, tashmë është ligjor.

Unë mendoj që gjykata duhet të shprehet qartazi dhe të mos vonojë procesin, por ndarjen në dy pjesë të Partisë Demokratike dhe kujt i përket vula, patjetër i takon gjykatës që të shprehet.

Këta se kanë luftën me Edi  Ramën, sot Foltorja ka një mision, shkrirjen e Partisë Demokratike sepse ka humbur shpresat që të marrë vulën e PD-së, për faktin sepse pushteti gjyqësor një, pushteti politik dy dhe diplomatët tre, ja kanë marrë njëherë e përgjithmonë.

Pra, grupi i Foltores dhe Berisha e kanë humbur Partinë Demokratike dhe në luftën politike drejt suksesit duhet që të mbajnë monopolin e opozitës,” – u shpreh Spahiu.

Të fundit

The Economist: Kushner do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto...

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Lajme të tjera

Web TV