“Operacioni i SPAK u dekonspirua”/Akuzat e Berishës:Nga 15 urdhër-arreste, u ekzekutuan 4

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi operacionin e djeshëm të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, ku SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste. Ai tha se ky operacion u dekonspirua.

“Jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe dështimin e operacionit antikrim të ndërmarrë dje dhe pardje, në të cilin, nga 15 mandate arresti, janë ekzekutuar gjithsej 4. 11 të tjera janë shitur. Janë shitur me shumë marramendëse, me shuma që shkojnë, siç flitet edhe 3 dhe 5 milionë euro.

Bosët e drogës dhe krimit, paratë i kanë në kontejner të groposur, për të shpëtuar kokën, nuk njohin kufi.
Por dekonspirimi i aksionit jashtëzakonisht të rëndësishëm, është një akt, një megakrim i vërtetë. E bën shumë dëshpëruese përpjekjen e atyre, të cilët përpiqen të çlirojnë shqiptarët nga kthetrat e krimit.

Të dekonspirosh në një operacion, mbi 72 përqind të mandat arresteve, je 7 herë kriminel më keq se ata që i informon, pavarësisht nga krimi që mund të kenë kryer. Ky operacion, për të cilin duhet të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj Europolit, në veçanti organeve ligjzbatuese të Belgjikës dhe Francës, për dosjet dhe materialet që kanë sjellë nga deshifrimet e bisedave, videove dhe çdo gjë tjetër që është kapur në telefonat SKY, EÇ dhe EncroChat.

Duhet të falënderoj gjithashtu çdo zyrtar shqiptar, që përsëri ka kurajën, integritetin për të zbatuar ligjin kundër kriminelëve në pushtet dhe atyre të lidhur me pushtetin.”, tha Berisha.

 

 

Ai shtoi se; “Të gjitha fijet e këtij operacioni të çojnë te Edi Rama dhe Taulant Balla. Ju konstatuat se dje gjithë ditën, kishte dy njoftime, njëri se u arrestuan 6, në një kohë kur kishte vetëm katër emra.

Lexo edhe :  “Më kanë ndaluar çdo takim e komunikim”/ Veliaj nga burgu: Kam marrë porosi të ul gjuhën

Nuk dilnin me 4, se do kuptohej se dështimi ishte total. Së dyti, të tjerët ia kanë mbathur me kohë, sipas TIMS, dhe mjerisht keqpërdorin gazetarët në mënyrën më të pandershme, i dezinformonin.

Se ikën para apo prapa, ata të gjithë ishin në Shqipëri. Njësoj siç u informua kryedezertori Arben Ahmetaj, u njoftuan edhe këta. Këtu jemi në një praktikë të zakonshme të këtij pushteti krimi për të njoftuar kriminelët që të largohen.

Mediat kanë publikuar dje transkript të komunikimit të Taulant Ballës me Bajrët, jo për këtë rast, por për rastin e lojërave të fatit, ku thonë se Taulanti është në rregull për licencimin, ligjin apo ça kanë, por duhet të gjejmë ndonjë deputet demokrat që të ecim përpara.

Vetë Taulanti, pasi garanton largimin e 9 kriminelëve me mandat arresti, u shpreh dje duke u kujtuar shqiptarëve atë përrallën që thotë, më jep kandarin, por mos kujto se do masim paratë. Edhe ky, bravo i qoftë policisë, por mos kujtoni se i njoftova unë.

Po çfarë bravo ka këtu, kur 11 kriminelë ikën? Ky është sukses spektakolar i krimit. Ndaj dhe unë e dënoj këtë akt si një krim shumë të rëndë shtetëror. Asgjë nuk mund të mbrojë këta.”.

Të fundit

Operacioni i përbashkët i SPAK, AMP dhe Policisë së Shtetit, kush janë të arrestuarit?

Prokuroria e Posaçme, AMP dhe Policia e Shtetit kanë realizuar një tjetër operacion të gjerë ku janë goditur disa...

Macron telefonon presidentët Trump dhe Zelensky pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky "për qetësi, respekt dhe njohje të ndërsjellë", një ditë pas përplasjes së bujshme mes tyre...

Presidenti Trump do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor

“Data e kontrollit mjekësor do të publikohet javët e ardhshme”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga mjeku i tij, Sean Barbabella, mjek ushtarak i...

Avioni merr flakë gjatë fluturimit dhe bën ulje emergjente,ja çfarë e shkaktoi incidentit

Një aeroplan mallrash, i kompanisë postare FedEx, ka bër një ulje emergjente për shkak të zjarrit që shpërtheu në motor gjatë fluturimit. Menjëherë pas ngritjes...

Volodymyr Zelensky: Heroi kamikaz

Me shumë gjasa, Volodymyr Zelensky nuk kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar të hynte në histori, edhe një herë tjetër, si...

Lajme të tjera

Web TV