David Beckham i lumtur me merkaton: “Kemi nënshkruar me lojtarin më të mirë në histori”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Padyshim, një nga transferimet më të bujshme, të kësaj merkatoje vere është dhe kalimi i “pleshtit”, Lionel Messi, tek amerikanët e Inter Miami dhe në vetëm 2 ndeshjet e para me fanellën e skuadrës së tij të re, Messi ka arritur të shënojë plot 3 gola, si dhe të dhurojë 1 asist.

Pas këtyre performancave magjike, disa fjalë për “pleshtin” i ka thënë dhe Presidenti i klubit, David Beckham, i cili fillimisht foli për emocioniet që ndjeu kur nënshkroi me 7 herë fituesin e “Topit të Artë”, të cilin e konsideron më pas si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

“As që e mendoja se mund të përjetoja ndjenja të ngjashme si pronar që përjetova si futbollist. Kur mora thirrjen që njoftoi lëvizjen, u ndjeva sikur po shkoja në Old Trafford ose Wembley. Dhe pastaj mendova, ne sapo fituam konkurrencën e të gjithëve për të nënshkruar me lojtarin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll”,- u shpreh Beckham.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV