Tjetër largim tek Partizani, “Demat” ndahen me sulmuesin tetovar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkato në dalje te Partizani. Kampionët e Shqipërisë kanë njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Remzifaik Selmanin. Sulmuesin nga Tetova.

26-vjeçari u bë pjesë e “Demave” gjatë muajit shkurt, duke zbarkuar në kryeqytetin shqiptar nga hungarezët e Mezokovesd.

Më parë ka luajtur me Shkëndijën dhe Renovën në Maqedoninë e Veriut. Ujpestin në Hungari dhe skuadrën e Llapit në Kosovë.

Selmani zhvilloi shtatë ndeshje me Partizanin gjatë fazës së dytë së edicionit të kaluar, duke shënuar një gol në Superiore.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Remzifaik Selmanin. Sulmuesi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Faleminderit Remzifaik Selmani për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe. Të urojmë shumë suksese në karrierën sportive”, lexohet në postimin zyrtar të kampionëve të Shqipërisë.

Partizani luan të martën e ardhshme (1 gusht) duelin e kthimit në ruandin e dytë të Conference League. Përballë Atletic Escaldes nga Andorra, rival të cilin e mposhti 0-1 në transfertë.

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV