Konflikti në Hamallaj, vjen reagimi i policisë: Punonjësi i Gardës qëlloi me armë në ajër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka rreaguar në lidhje me konfliktin në Hamallaj të Durrësit, ku dy fise janë konfliktuar dhe rrahur me shkopa bejsbolli.

Sipas policisë, në mesin e personave të përfshirë në sherrin për pronat ka qenë dhe një punonjës i Gardës, Martin Nikolla, i cili ka hapur zjarr në ajër me armën e shërbimit.

Tashmë janë shoqëruar të gjithë personat e përfshirë në konflikt.

“Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë”, njofton policia.

Kujtojmë se, Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi komshinj të tyre.

Ka qenë Pjetër Kaçi 80 vjeç kryefamiljar i familjes Kaçi, i cili po kalonte në rrugën e lagjes kur Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë rrugën duke i thënë pse na sheh dhe pas këtij debati e kanë goditur të moshuarin.

Më pas, duke parë konfliktin janë afruar djemtë e të moshuarit dhe janë përfshirë në sherr me familjen Nikolla, anëtarët e së cilës kanë me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete të tjera të forta.

Lexo edhe :  "Berisha është një mbeturinë kombëtare, nuk ka më vota!"

Ata i kanë goditur dhe dhunuar te gjithë anëtarët e kësaj familje madje Martin Nikolla ka nxjerrë pistoletën duke ja drejtuar familjes Kaçi e me të ka gjuajtur 5 here në drejtim te tyre, por pa lënduar asnjë.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV