U rrethua nga policia/ Gjergj Mullalli hapi zjarr ndaj efektivëve më pas u vetëvra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka reaguar në lidhje me gjetjen e 55- vjeçarit, Gjergj Mullalli, i cili vrau mbrëmjen e djeshme bashkëshorten e tij, Luiza Mullalli në banesë dhe më pas  e hodhi në kanalin e ujërave të zeza.

Autori është lokalizuar nga policia në një banesë të braktisur në fshatin Zëmblak dhe sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e policisë, 55-vjeçari ka hapur zjarr disa herë ndaj punonjësve të policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të policisë për t’u dorëzuar, shtetasi është vetëvrarë.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, babai i viktimës është shprehur se vajza e tij ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje, pasi 55-vjeçari e dhunonte sistematikisht.

Shkak e kësaj vrasje dyshohet se ka qenë xhelozia, ndërsa vrasja është kryer me një armë kallashnikov, e cila i është gjetur ditën e sotme Gjergj Mullallit të vetëvrarë.

Gjergj dhe Luiza Mullalli janë prindër të 3 fëmijëve, 2 vajzave të cilat janë të martuara dhe një djali i cili jetonte me të emën.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion shtesë

Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

Të fundit

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të...

Banaku ku punonte 12-vjeçari falimentoi pas reklamës së Fevziut

Pas promovimit nga gazetari Blendi Fevziu, i cili vlerësoi sipërmarrjen e një 12-vjeçari që shiste limonadë në rezidencën luksoze Green Coast, realiteti në terren...

Lajme të tjera

Web TV