Avokatja shpërthen në akuza ndaj gjyqtarëve/ Janë “çelësi” për të ulur vrasjen e grave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatja Enida Bozheku  foli në lidhje me dhunën ndaj grave dhe urdhri i mbrojtjes që jepet për këto të fundit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se edhe pse jepet urdhri i mbrojtjes për gratë e dhunuara nuk zbatohet.

Ajo ia ka hedhur fajin gjyqtarëve duke thënë se këto të fundit nuk janë aq të aftë sa të dallojnë frikën e viktimave që bien pre e dhunës dhe janë nën presion të vazhdueshëm.

“Ligji në parim është i mirë por është një ligj për mendje të hapura sa për një vend si Shqipëria që ka problemet e veta të mentaliteti. Urdhri i Mbrojtjes një vjeçar në seancë të parë, rrallë merret dhe merret në seanca shumë problematike dhe kur vjen puna te pendesa që ky është problem i viktimës, që shkojnë në seancën e dytë gjyqësore, ajo mund të ketë pasur shumë presione ndërkohë. Por këtu prapë është roli i gjyqtarit që duhet me doemos ta kuptoj këtë presion psikologjik. Nuk kemi gjyqtarë të trajnuar apo të mirë trajnuar për të nuhatur frikën e viktimës. Pesha e fajit i bie sistemit të gjyqësorit”- tha ajo.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV