Toka përballet me muajin më të nxehtë se kurrë më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shtetet e Bashkuara, thuajse 200 milionë njerëz, po përballen me temperatura të larta, dhe një pjesë edhe me rrezikun e përmbytjeve. Në të njëjtën kohë, disa pjesë të Indisë gjenden nën ujë, ndërsa në Afganistan, ka mungesë të furnizimit me ujë për shkak të valës së të nxehtit. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, shkencëtarët thonë se ky mund të jetë realiteti i ri.

Dielli përvëlon mbi rrugët e Feniksit, në Arizona, në jugerëndim të Shteteve të Bashkuara. Pothuajse përgjatë gjithë ditëve të korrikut, temperaturat e regjistruara, kanë shënuar 43 gradë Celcius, ose më shumë. Në lagjen ku janë vendosur tenda, e njohur gjerësisht me emrin “Zona”, gjenden të pastrehët , ata që janë më të rrezikuar të humbasin jetën për shkak të të nxehtit ekstrem. Tempertaturat tejet të larta kanë detyruar autoritetet në qytetin e Feniksit të marrin masa krijuese për të ndihmuar njerëzit të përballojnë të nxehtit.

“Na kanë dërguar këtu, një nga autobusët e linjës Valley. Autobusi lihet këtu për disa orë që të kemi mundësi të ulemi dhe të freskohemi, mos të rrimë në diell. Është diçka që nuk e kisha përjetuar më parë. Është këndshëm të qëndrosh në fresk”, thotë Stefon James Dewitt Livengood , banor i lagjes “Zona” .

 

Ekspertët thonë se komunitetet urbane janë ato që vuajnë pasojat më të rënda të të nxehtit, si rezultat i planifikimit të qytetit.

“Këto valë të të nxehtit janë më të rrezikshme për komunitetet me ngjyrë dhe ato me të ardhura të ulëta, sepse në këto zona ku njerëzit strehohen në tenda, ka më pak pemë, por më shumë vende parkimi dhe rrugë, të cilat, faktikisht thithin edhe më shumë rrezet e diellit. Kjo rrit temperaturën e ajrit në këto lagje”, thotë Jeremy Hoffman nga Organizata Groundwork USA.

Lexo edhe :  Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Ky i nxehtë i vazhdueshëm, paraqet rrezik edhe për pjesën më të shëndetshme të popullatës, nëse nuk u kushtohet rëndësi shenjave paralajmëruese që përcjell trupi.

“Nëse je në diell, duhet të djersitësh. Nëse papritur, ndiheni i nxehtë, por nuk po djerstini, kjo do të thotë se po ju bie sistemi imunitar. Nuk keni lëngje të mjaftueshme dhe rrezikoni seriozisht të prekeni nga ajo që ne e quajmë goditje e të nxehtit, nga e cila mund t’u rrezikohet jeta”, thotë Steve Groshong nga Shërbimi i urgjencës, qarku Bukanan.

Feniksi nuk është qyteti i vetëm që po përjeton të nxehtin përvëlues këtë vit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar, deri në fund të javës së shkuar, 60 për qind e njerëzve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, kanë marrë paralajmërime për rrezikun nga temperaturat e larta ose nga përmbytjet. Ndërkohë, në Indi, shërbimi meteorologjik paralajmëroi për reshje të dendura, ose shumë të dendura shiu. Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave ndërsa janë pëmbytur 1600 hektarë tokë.

Sipas shkencëtarëve, sezoni i shirave të dendura gjatë verës, në vendet e nxehta aziatike, e shoqëruar me rrëshqitje të dherave dhe përmbytje, po bëhen më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike. Ajo që përjeton India, është krejt ndyshe nga çfarë po ndodh në kryeqytetin e Afganistanit. Vala globale e të nxehtit dhe thatësira e madhe i kanë detyruar banorët e Kabulit të paguajnë çmime të larta dhe të udhëtojnë në distanca të largëta për të siguruar ujë. Një banor i tha agjencisë Associated Press se gjysmën e pagës e shpenzon për qira dhe pjesën tjetër për ujë.

Shkencëtarët mbi klimën thonë se muaji korrik ka qenë muaji më i nxehtë, se kurrë më parë. Kjo do të thotë, se të gjithë ne, kemi përjetuar javët më të nxehta që janë regjistruar ndonjëherë./VOA

Të fundit

Rriten kursimet për pension privat/ Ja sa përfitojnë shqiptarët me ligjin e ri

Vitin e kaluar, vlera neto e aseteve të fondeve arriti në 12.87 miliardë lekë ose gati 131 milionë euro,...

Ndërron jetë regjisori i madh Dhimitër Anagnosti

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i madh i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e trishtë e ka bërë publik e bija, Juna Anagnosti,...

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të dëmshpërblimit për të burgosurit politikë...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Lajme të tjera

Web TV