Besimi në ekonomi pësoi goditje në korrik, ra për herë të parë në tetë muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Treguesi i ndjesisë ekonomike pësoi rënie në korrik, për herë të parë pas tetë muajsh.

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, ky tregues ra me 6.5 pikë për muajin e kaluar, por megjithatë vazhdon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike, 12.4 pikë sipër saj.

Rënia e TNE-së këtë muaj u ndikua nga rënia e besimit në të gjithë sektorët e ekonomisë, me përjashtim të sektorit të tregtisë, i cili regjistroi rritje.

Treguesi i besimit të industrisë ra me 4.4 pikë përqindje në muajin korrik, pasi kishte shënuar rritje që nga muaji shkurt. Megjithatë, ky tregues qëndron 14.3 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Zhvillimi i muajit korrik u ndikua nga rënia e vlerësimeve të bizneseve si për prodhimin aktual, ashtu edhe për kontratat porositëse. Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen kanë regjistruar rritje të lehtë në korrik, ndërsa pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë në rënie.

Edhe treguesi i besimit në ndërtim regjistroi një kthesë rënëse me 12.1 pikë përqindje në korrik, duke ndërprerë prirjen rritëse që nga muaji shkurt. Megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë në nivele të larta, 24 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Rënia e besimit në ndërtim u përcaktua kryesisht nga vlerësime më pak optimiste për aktivitetin aktual ndërtues. Edhe vlerësimi për nivelin e porosive regjistroi rënie, por në masë më të ulët. Gjithashtu, pritjet për punësimin dhe për çmimet në të ardhmen kanë regjistruar rënie.

Treguesi i besimit në shërbime pësoi rënie për të dytin muaj rresht, me 10.4 pikë përqindje në korrik. Megjithatë, edhe në këtë rast niveli i tij vijon të qëndrojë 16.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Ndikimin kryesor në rënie e dhanë vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre.

Lexo edhe :  Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu

Edhe komponenti i dytë, niveli i kërkesës, është vlerësuar me rënie për muajin korrik. Gjithashtu, niveli i punësimitdhe pritjet për të në të ardhmen vlerësohen në rënie nga bizneset e shërbimeve, por megjithatë pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rritur.

Treguesi i besimit në tregti ishte i vetmi që regjistroi rritje, me 1.6 pikë përqindje në muajin korrik, duke arritur nivelin 15.6 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Rritja u përcaktua nga vlerësime më optimiste për ecurinë aktuale të biznesit. Megjithatë, komponenti i dytë i treguesit, pritjet për punësimin në të ardhmen, pësoi rënie në korrik. Edhe pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rritje.

Treguesi i besimit konsumator regjistroi rënie me 1.9 pikë përqindje në korrik, duke iu rikthyer nivelit të mesatares historike. Rënia reflektoi rënien në të gjithë komponentët përbërës, përfshi blerjet në shuma të mëdha, pritjet për situatën financiare dhe situatën e përgjithshme ekonomike në të ardhmen.

Të fundit

Trump: Televizioneve ABC dhe NBC t’i hiqen licenvat, janë të njëanshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar televizionet ABC dhe NBC, duke i quajtur ato të njëanshme dhe një kërcënim...

Ikin shqiptarët, puna po bëhet nga indianë, turq e afrikanë

Gati 12 mijë të huaj janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi...

FSHF, hidhet shorti! Zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15. Shorti u...

Ngjarja e Volosit: Djali 13-vjeçar tërhiqte babain nga qafa, nëna vdiq në krahët e vajzës

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë. Sipas mediave greke,...

Trump: Duhet t’i japim fund këtij makthi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza. Sipas mediave të huaja,...

Lajme të tjera

Web TV