Instagram po përgatit shenja të veçanta për postimet që përdorin teknologjinë AI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndër shumë frikëra dhe rreziqe që mbizotërojnë rreth inteligjencës artificiale, është fakti se ne nuk mund të dallojmë një imazh të vërtetë dhe real nga ai i rremë. Në fund të fundit, kush mund ta harronte pamjen e “Papës ” me një xhaketë të bardhë Balenciaga? Një imazh i krijuar me AI, dhe shumë u habitën kur mësuan se ishte një përmbajtje false, pasi dukej kaq realiste.

Në këto shqetësime dhe në lajme të rreme, që do të na shqetësojnë shumë më tepër, Meta vjen në ndihmë duke përgatitur një label që të dimë se cilat postime i janë nënshtruar një përpunimi të tillë me AI.

Në të njëjtën kohë, sigurisht, Meta po përgatitet të nxjerrë edhe mjete gjeneruese të inteligjencës artificiale të bazuara në modelin Llama 2. Domethënë, çdo përdorues do të ketë në dispozicion mjete që kanë të bëjnë me inteligjencën artificiale, ndaj kuptojmë se si “prodhuar materiali” që do të dalë, do të jetë shumë më i madh.

“Përmbajtja e AI do të vërshojë Instagramin dhe një nga veçoritë gjeneruese të AI që Meta do të shtojë do të jetë një shënim i veçantë për përmbajtjen në fjalë, “Generated by Meta AI””, thonë raportet e huaja. “Krijuesi ose Meta ka deklaruar se kjo përmbajtje është krijuar ose modifikuar me AI“, do të lexohet në shënimin e ri.

Më pas, etiketat do të deklarojnë pranë postimeve të redaktuara se është “gjeneruar nga Meta AI” dhe se “Përmbajtja e krijuar nga AI zakonisht është etiketuar në mënyrë që të mund të gjendet lehtësisht”.

E gjithë kjo ndërkohë që ligjvënësit po përpiqen të vendosin disa rregulla dhe ligje të reja në temën e inteligjencës artificiale, pasi ka shqetësime serioze për efektet në shoqëri, informacion, psikologji etj.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV