Vritet një oficer në Brazil, hakmerret policia, ekzekuton 13 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 13 persona u vranë në Brazil gjatë një operacioni policor pranë Sao Paulos, pas vrasjes së një oficeri policie.

Siç u njoftua nga autoritetet e vendit, operacioni, i koduar “Mburoja”, filloi një ditë pas vrasjes së një pjesëtari të forcave elitare të policisë gjatë një patrullimi në Guaruza, një qytet bregdetar rreth 60 kilometra nga Sao Paulo.

Qeveria kritikoi numrin e madh të operacionit policor, i cili u zhvillua në shtetin e guvernatorit Tarcisio de Freitas, i cili dikur ka qenë ministër i qeverisë së presidentit brazilian të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.

“13 të dyshuar u vranë gjatë përleshjeve me autoritetet e zbatimit të ligjit”, tha në një deklaratë Sekretariati i Sigurimit të Shtetit në Sao Paulo. Një raport i mëparshëm të hënën informoi për 8 të vdekur gjatë operacionit të policisë.

Guvernatori i São Paulo shprehu kënaqësinë e tij për rezultatin e operacionit, duke siguruar se nuk gjeti “asnjë ekzagjerim” nga ana e policisë.

“Është e papranueshme që kriminelët të sulmojnë një oficer policie. Ne nuk dëshirojmë konfrontim, por nuk tolerojmë sulme të tilla”, theksoi ai.

Sipas autoriteteve, janë arrestuar 32 të dyshuar dhe janë sekuestruar më shumë se 20 kilogramë drogë, si dhe 11 armë.

Ministri i Drejtësisë dhe Rendit Publik, Flavio Dino, kritikoi rrëfimin e operacionit “Mburoja”, duke theksuar se ai duket “në disproporcion me krimin që është kryer”.

Bastisjet e përgjakshme të policisë në lagjet e varfëra ku aktiviteti i grupeve kriminale është shpesh i pakontrollueshëm, nuk janë një fenomen i rrallë.

Të fundit

Transformimi digjital, zbardhet marrëveshja 44 milionë euro me BE!

Shqipëria hedh një tjetër hap drejt modernizimit dhe përputhjes me standardet e Bashkimit Europian. Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen me BE-në...

Diell dhe temperatura të larta! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të kthjellët dhe me diell në të...

Lindja e një Kombi: Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

4 Korrik 1776 Më 4 korrik 1776, në qytetin e Filadelfias, u firmos një prej dokumenteve më të rëndësishëm në historinë moderne: Deklarata e Pavarësisë...

Më pak taksa për amerikanët/ Kongresi miraton projektligjin e Trump

Dhoma e përfaqësuesve miratoi të enjten projektligjin e taksave dhe shpenzimeve me 218 vota pro dhe 2014 kundër. Dy republikanë iu bashkuan demokratëve dhe...

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin është më i rëndësishëm se...

Lajme të tjera

Web TV