Guvernatori i Bankës zbulon arsyet/ Pse është forcuar leku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zbuluar arsyet e forcimit e lekut kundrejt euros dhe monedhave të huaja, të cilat kanë shënuar rënie.

Në një konferencë për shtyp, Sejko tha se forcimi i lekut është ndikuar nga rritja e shpejtë e të ardhurave nga turizmi, nga reduktimi i vazhdueshëm i defiçitit të llogarisë koherente si dhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja koherente.

Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka ardhur në forcim të vazhdueshëm gjatë vitit 2023. Në terma vjetorë, ku forcim regjistroi një vlerë mesatare prej 8.5% gjatë tremujorit të dytë dhe u përshpejtua më tej në muajin korrik duke regjistruar vlerën 12.1%.

Analizat tona sugjerojnë se kahu forcues i kursit të këmbimit është në linjë me përmirësimin e bilancit të shkëmbimeve ekonomike e financiare me jashtë, të ndikuara nga rritja e shpejtë e të ardhurave nga turizmi, nga reduktimi i vazhdueshëm i defiçitit të llogarisë koherente si dhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja koherente.

Gjithashtu, forcimi i kursit të këmbimit është konsistent me rritjen e besimit të publikut në monedhën tonë kombëtare dhe reduktimin e primeve të rrezikut në tregjet e brendshme financiare”, theksoi ai.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV