Ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare, telefonata e nënës së aktorit zbuloi shkakun e vdekjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur i “Euphoria”, Angus Cloud, ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare në shtëpinë e familjes së tij, në Oakland, Kaliforni.

Ishte vetë familja e aktorit të ri që bëri të ditur lajmin e trishtë përmes një deklarate, në të cilën thuhej:

“Me zemër të thyer na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot”.

Ndonëse familja e 25-vjeçarit nuk e zbuloi shkakun e vdekjes së të birit, së fundmi TMZ si dhe ET raportuan se nëna e aktorit kishte bërë një telefonatë në orën 11:30 të mëngjesit.

Në telefonatën e bërë nga nëna e Cloud, ajo ka kërkuar ndihmën e urgjencës duke thënë se i biri ishte në gjendje të rëndë për shkak të mbidozës nga lëndët narkotike.

Pavarësisht këtij informacioni nga këto media, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e vdekjes së aktorit nga ndonjë pjesëtar i familjes.

Kujtojmë që babai i aktorit u nda nga jeta javën e kaluar dhe ishte në një “betejë me shëndetin mendor”.

Të fundit

VIDEO/ Momenti kur SpaceX Startship del jashtë kontrollit gjatë fluturimit

Një tjetër anije kozmike e SpaceX u shkatërrua mbi Oqeanin Indian, duke përfunduar një tjetër fluturim provë të dështuar të raketës së...

Shqipëri-Serbi/ Masa të jashtëzakonshme sigurie, nga prezenca e antiterrorit te antidroni

Në datën 7 qershor 2025 në orën 20:45, në Tiranë Kombëtarja e futbollit do të përballet me Serbinë në kualifikueset e Botërorit 2026. Kjo...

Meta zyrtarisht nën akuzë nga SPAK/ Ja sa vite burg rrezikon të dënohet

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-presidentin Ilir Meta me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Ish-prokurori...

Shpërthejnë protestat në SHBA, studentët dalin kundër pezullikit të vizave studentore

Qindra studentë të Harvardit kanë protestuar, pas vendimit të Donald Trump për të ndërprerë të gjitha kontratat që qeveria federale ka me universitetin prestigjioz. Presidenti...

SHBA pezullon aplikimet për viza studentore nga të huajt

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar përkohësisht caktimin e takimeve për viza studentore në ambasadat amerikane, duke përgatitur një rritje të kontrollit të...

Lajme të tjera

Web TV