SPAK sekuestron Inceneratorin e Tiranës, Veliaj: Hetimet e mirëpritura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme SPAK urdhëroi dje sekuestrimin e Inceneratorit të Tiranës, pasi gjatë hetimeve arriti në përfundimin se pronarë “de facto” ishin dy biznesmenët në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri. Çfarë pritet të ndodhë në vijim me Inceneratorin e Tiranës dhe a rrezikohet pastrimi i kryeqytetit. Reagon Veliaj: Hetimet e mirëpritura, kush ka abuzuar të mbajë përgjegjësi.

Incenratorit të Tiranës i është vënë dje shiriti i sekustrimit nga Prokuroria e Posaçme. Me një vendim të papritur prokuroria e posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e inceneratorit të Tiranë me argumentimin se pas tij fshiheshin dy biznesmenët e shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri. Ditën e djeshme SPAK doli me një njoftim për këtë çështje, duke bërë të ditur se nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të kompanisë e cila ka përfituar koncesionin me vlerë mbi 128 milionë euro. “Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimit, në lidhje me kontratën e koncesionit “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë” me kosto të investimit në vlerën 128 milionë Euro pa TVSH, ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto”. Nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.”, thuhet në vendimin e sekuestrimit. SPAK bën të ditur se Mërtiri dhe Zoto nëpërmjet kompanive fiktive kanë falsifikuar fatura tatimore me vlerë mbi 4 milionë euro për të justifikuar ndërtimin e inceneratorit. “Nga aktet e administruaraderi në këtë fazë të hetimeve, rezulton se shtetasi Klodian Zoto, nëbashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturavetatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409 milionë lekë, ku shtetasi KlodianZoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime tëkryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services”, sinënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.’”, thuhet në vendim. Kjo kërkesë e SPAK është aprovuar nga Gjykata e Posaçme e cila ka ngarkuar Policinë e Shtetit për ekzekutimin e këtij vendimi. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë po heton në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 143/3 dhe 25, 248, 260 të Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 287/ gërma “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragari 2 i Kodit Penal”, thuhet në vendimin e Gjykatës. Më në detaje thuhet se: “Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimit, në lidhje me kontratën e koncesionit nr. 6597 prot, datë 31.08.2017 “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, lidhur mes Autoritetit Kontraktor Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k,, me kosto të investimit të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH, ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V””, thuhet në vendim. Nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. “Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. dhe shoqërinë mëmë në Hollandë me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V.”, aktualisht “Geogenix B.V.”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi. Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”, thuhet në vendim.

Lexo edhe :  “Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Veliaj: I mirëpritur kalimi në dorë të shtetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sa u takon akuzave të opozitës për përfshirjen e tij në inceneratorin e Tiranës. Përpos se mohon të jetë i përfshirë, Veliaj thotë se SPAK është i mirëpritur të në rrugën e zbardhjes së veprimtarisë ta paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik. “Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga “Non Gratat” s’e kanë marr vesh akoma që jemi në epokë tjetër! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat të impiantit të mbetjeve të Tiranës si rezultat i hetimeve të SPAK është mëse i mirëpritur në rrugën e zbardhjes së veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik. Bashkia e Tiranës ndërkohë do të vazhdojë pa u ndalur punën për një Tiranë që sot është pasqyrë pastërtie edhe si rezultat i transformimit të Sharrës nga një kancer urban në një fushë sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon për Tiranën dhe Shqipërinë Europiane, jo për kandilet e “Non Gratave” që do të shkojnë drejt shuarjes”, shkruan Veliaj.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV