Bonusi i “çmendur” që dha Taylor Swift për punonjësit e turneut të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift ka shpërndarë gjithsej 55 milionë dollarë bonus për punonjësit e turneut të ‘The Eras’.

33-vjeçarja i pagoi shumë mirë punëtorët në shfaqjen e saj hit, duke përfshirë kërcimtarët rezervë, teknikët e zërit, stafin e hotelierisë dhe shoferët e kamionit.

Gjesti bujar i yllit të lindur në Pensilvani vjen teksa ajo do të performojë gjashtë koncerte në stadiumin SoFi me kapacitet 70,240 vende në Inglewood, Kaliforni. Këngëtarja u dha rreth 50 shoferëve të kamionit 100,000 dollarë secili, duke shpërndarë certifikata dhuratë përpara shfaqjes së saj në Santa Clara. Turneu i saj është një nga më fitimprurësit në histori, duke fituar mbi 1 miliard dollarë. Pas takimeve të këngëtares në Los Angeles, shfaqja e saj do të rifillojë më 24 gusht në Mexico City.

Ndërkaq, një koncert i Swift në Seattle është krahasuar me një tërmet me magnitudë 2.3, kjo sipas sizmiologëve. Të dhënat sizmike u analizuan nga ekspertët. Profesor Jackie Caplan Auerbach, një gjeolog në Universitetin e Uashingtonit Perëndimor, tha për Seattle Times se ndikimi i shfaqjes së koncertit tri orë e gjysmë të Taylor ishte baraz me një tërmet me magnitudë 2.3. Kënga “Shake It Off” kishte columin më të lartë, së bashku me “Blank Space”.

Të fundit

Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Mbërrin në vendngjarje ministri Pirro Vengu (VIDEO)

Emergjencat Civile dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë operacionin për shuarjen e flakëve në landfillin e Elbasanit, që digjet prej...

“Ora 5 e mirë për gjumë!”/ Opozita braktis seancën plenare, asnjë deputet në sallë

Teksa vijon seanca plenare në Kuvend, deputetët e opozitës kanë braktisur sallën dhe janë larguar. Bledi Çuçi bëri apelin për diskutuesit e PD, por as Sali Berisha,...

Kur lopët dhe delet ikin nga toka, blegtoria që po zhduket

Blegtoria, dikur burim jete dhe gjallërie për fshatrat shqiptare, asaj së cilës rilindasi Naim Frashëri i thuri një himn të gjallë, po shuhet. Livadhet...

Çfarë ndodh nëse hani një qershi me një krimb të fshehur brenda?

Qershitë mund të jenë gjithashtu strehë për mysafirë të paftuar – larva të bardha. A mund të dëmtojë shëndetin tuaj ngrënia e qershive me...

Psikologu paralajmëron prindërit/ Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Psikologu i njohur nga Kosova, Visar Sadiku ka bërë një reagim në Facebook, duke u dhënë një paralajmërim prindërve për lodrat La Bubu. Ai u...

Lajme të tjera

Web TV