Jul Deda: Në Shqipëri të shajnë nëse ke para. Të jesh i pasur është meritë, jo defekt!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një postimi në rrjetet sociale aktori Julian Deda, shkruan se në Shqipëri mentaliteti i gjykon njerëzit e pasur. Deda shkruan se është e vështirë në vendin tonë që pasuritë të vihen me rroga, por shton se është meritë dhe talent të bësh para.

“Ne Shqiperi, kur te thone, “he me se ke lek ti” ose “ke bo lek”, ta thone me nenkuptim negativ, dmth nisen te te kritikojne. Pra shprehja “ke lek ti, ke” eshte sharje.

E para nuk kam aq sa mendoni ju, keshtu qe mos me “shani” kot.

E dyta, do te doja te kisha, aq sa thoni ju, madje nja dhjete fish me shume se aq, pastaj mund te “shani” sa te doni. Çdo dite lutem te gjej ndonje valixhe me 1 milion dollare poshte pallatit, se me rroge nuk behen aq lek sa te me “shani”.

Pra kush ka lek teper, te mi jape mua dhe pastaj te futet neper komente dhe te shkruaj “ik mor ti, ke bo lek e s’di ku me i çu”…!

Seriozisht. Te besh para, apo te vesh pasuri, nuk eshte defekt, perkundrazi eshte merite dhe talent. Pra mos i shani, mos i perbuzni, njerezit qe bejne shume lek, thjesht vleresojini ata…!”, shkruan Deda në instagramin e tij.

Të fundit

Nga rreziku në mundësi: roli i sigurimit në hoteleri

Nga Avni Ponari CEO i SIGAL INSURANCE GROUP Sezoni turistik po afron. Shifrat e viteve të fundit rrisinpritshmërinë për një verë...

Kërkesa e Lapaj/ Hapet një kuti votimi në Vlorë, të gjitha fletët rezultojnë me vulë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” së Adriatik Lapajt. U...

Operacion i CIA-s, amerikanët rrëmbejnë sekretet e rusëve nga stacioni në Arktik

2 qershor 1962 Operacion i CIA-s, amerikanët rrëmbejnë sekretet e rusëve nga stacioni në Arktik Ishte 2 qershor i vitit 1962. Pikrisht në një datë të...

Arrestimi i “kapove” shqiptarë të drogës në Finlandë!/ Si funksiononte grupi kriminal

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ka goditur një rrjet të madh kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge dhe që drejtohej nga shqiptarë. Në...

Surprizat e muajit qershor në TKOBAP

15 aktivitete, premiera, masterclass-e dhe rivënie shumë të dashura për publikun do të sjellë gjatë qershorit, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Koncerti dedikuar fëmijëve,...

Lajme të tjera

Web TV