Pas mbiprodhimit, rritet 25% çmimi i vajit të ullirit për eksport

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 2022 pati mbiprodhim të vajit të ullirit, ku fillimisht shumë fermerë u përballën me mungesë të tregut të shitjes.

Në muajin maj u hap tregu për eksportin e vajit të ullirit, veçanërisht në Itali që më pas përpunohet si brand i huaj. Rritja e kërkesës për vajin rifuxho shqiptar u ndikua nga mungesa e prodhimit të ullirit në vendet, Spanja dhe Italia të mbjellat e të cilëve u prekën nga thatësira e pranverës.

Vaji i ullirit u mblodh nga pikat e grumbullimit me çmim deri në 400 lekë për litër, ku nga fermerët u vlerësuan se shitjet ishin nën kosto. Sakaq nga fermerët pohohet se ditët e fundit çmimi i shitjes së vajit që përpunohet si markë e huaj për eksport është rritur 25%, duke arritur 500 për litër, për shkak të kërkesës së lartë që vijon të jetë jashtë.

Për periudhën janar -qershor 2023 sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë u eksportuan 1,400 ton vaj, kundrejt 326 ton vaj që u eksportuan në total në 2022. Krahasuar me 2022 eksportet deri në muajin qershor janë 3-fishuar.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Irfan Tarelli tha për Monitor se në raport me vjet eksportet e vajit të ullirit janë shumë herë më të larta. Ndërsa sipas tij çmimi mesatar i shitjes është 600 lekë për litër.

Pas problematikës së mprehtë të vitit të kaluar ku fermerët u përballën me prodhim të lartë të vajit të ullirit dhe për shkak të mungesës së shitjes u detyruan ta magazinojnë në shtëpitë e tyre, Ministria e Bujqësisë sipas Tarelit parashikon të vijojë me strategjinë për nxitjen e eksporteve , nëpërmjet zbatimit të 3 masave.

“Parashikojmë të shtojmë kapacitetet grumbulluese, depozituese, paketuese dhe etiketimin te vaji i ullirit. Financimi për këto qëllime do të jetë pjesë e programit IPARD III që pritet të fillojë së shpejti. Pra do të vijojë të ndiqet e njëjta skemë 50% e financimit nga fondet e IPARD dhe 50% nga subjektet aplikuese.

Lexo edhe :  Socialistët festojnë sot fitoren e mandatit të katërt

Masë tjetër për kulturën e ullirit do të jetë edhe vazhdimi i organizmit të fermerëve për bashkimin e ngastrave me ullinj. Kjo iniciativë ka nisur zbatimin në bashkitë Roskovec dhe Vlorë. Pritet të zbatohet edhe në bashki të tjera, pavarësisht se është e vështirë, pasi për shkak të mentalitetit të fermerëve për mosbashkimin e ngastrave.

Gjithashtu për këtë vit parashikojmë ngritjen e laboratorëve të akredituar pranë Universitetit Bujqësor me qëllimin ofrimin falas së analizave për cilësinë e vajit të ullirit”, pohoi ai.

Në total sipas të dhënave të drejtorisë të Zhvillimit Rural për vitin 2022 u prodhua 150 mijë ton ullinj, rreth 40% më shumë se në 2021. Në total vaji i prodhuar arrinte 25 mijë deri në 30 mijë ton vaj ulliri.

Tareli tha se për vitin 2023 sasia e prodhimit të ullirit pritet të jetë më e ulët se për shkak të kushteve të papërshtatshme klimaterike.

Ministria e Bujqësisë parashikon që për vitin 2023 të prodhohen 140 mijë ton ullinj/ monitor.al

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV