Siguria ushqimore/ AKU mbi 2 mijë inspektime në subjektet tregtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se ka kryer në shkallë vendi 2003 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare gjatë javës 24-30 korrik.

Sipas AKU-së, 1463 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar dhe 540 kontrolle janë kryer në terren.

Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar 2189 kg produkte ushqimore dhe asgjësuar 45 kg, pasi kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum.

Për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 14 masa administrative gjobë, me vlerë totale 2 600 000 lekë dhe ka dhë 84 paralajmërime për respektimin e standardeve.

AKU i bëri apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njoftoi se kontrollet janë intensifikuar në çdo drejtim për garantimin e shëndetit të  konsumatorëve.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV