Piu dy litra ujë në 20 minuta, humb jetën 35-vjeçarja në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi për vdekjen e një 35-vjeçareje nga konsumimi i tepërt i ujit ka shkaktuar reagime të shumta në Indiana të Shteteve të Bashkuara .

Mediat e huaja shkruajnë se Ashley Summers kishte marrë pushim për të festuar Ditën e Pavarësisë me familjen e saj me një udhëtim në liqenin Freeman pranë Monticello.

Gjatë qëndrimit të tyre atje, 35-vjeçarja papritur ndjeu “dehidratim të rëndë”, siç ka thënë për mediat vëllai i saj dhe se ajo ka theksuar se ndjen etje të tmerrshme sepse nuk kishte pirë mjaftueshëm ujë.

“Dhëndri im thotë se gruaja e tij hodhi katër shishe gjysmë litri ujë në njëzet minuta, kështu që ajo konsumoi sasinë e ujit që normalisht do të pinte në ditë.”

Në mbrëmje, nëna e dy fëmijëve i tha familjes së saj se po ndihej e trullosur dhe kishte dhimbje të forta koke. Pas kthimit nga liqeni, Summers u rrëzua pa ndjenja në garazhin e shtëpisë së tyre dhe u dërgua në spitalin më të afërt. Por fatkeqësisht e reja ka humbur jetën.

Mjekët i thanë familjes së saj se shkaku i vdekjes së 35-vjeçares ishte toksiciteti i ujit, i njohur gjithashtu si hiponatremia, e cila thuhet se shkaktoi edhe vdekjen e legjendës së arteve marciale, Bruce Lee.

Të fundit

Xheneta tregon pse i ka shkruar Gjestit

Pas valës së komenteve dhe thashethemeve që shpërthyen në rrjet pas deklaratës se i kishte shkruar Gjestit, Xheneta ka...

Prifti ra nga çatia e kishës në Korçë! DETAJET e fundit për ngjarjen e sotme

Prifti Kristaq Viso, i cili mesditën e sotme u rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burimet...

Çfarë do ndodhë me Berishën? GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të akuzuar janë kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij,...

Nga erdhën lekët për VIP-at? Donald Trump nis hetimet kundër Kamala Harris

Donald Trump njoftoi sot se dëshiron të nisë një "hetim të madh" mbi mbështetjen që ish-kundërshtarja e tij në garën presidenciale Kamala Harris mori...

Elyse dhe mediat franceze jehonë të madhe samitit të Komitetit Politik Europian në Tiranë

Nga Mentor Hoxha/ Francë Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, i cili u mbajt për herë të parë në Shqipëri më 16 maj 2026...

Lajme të tjera

Web TV