Stop medikamenteve, 4 metoda natyrale për zhdukjen e dhimbjes së kokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhimbja e kokës është një nga problemet më të shpeshta tek njerëzit që shkaktohet nga arsye të ndryshme, lodhja, pagjumësia, ushqyerja jo e shëndetshme, stresi etj.

Menjëherë pas kësaj na vjen në mendje përdorimi i barnave, por sipas ekspertëve të shëndetit është një hap i gabuar. Ata rekomandojnë që të provojnë fillimisht mënyrat natyrale të cilat me siguri do të rezultojnë efektive.

Këto janë disa nga ilaçet më të mira natyrore kundër dhimbjes së kokës.

Çaj me limon

Limoni ka veti të shkëlqyera shëruese. Detoksifikon, pastron, është antioksidant shumë i mirë dhe ka veti antikancerogjene.

Përbërësit: 4 gota ujë (1 litër), lëkurat e 2 limonave, lëngun e 2 limonave dhe mjaltë (për shije). Ngroheni ujin me lëkurën e dy limonave dhe e lini të ziejë për 15 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri, shtoni lëngun e dy limonëve dhe ëmbëlsojeni me mjaltë. Mund të pihet i ftohtë ose i nxehtë.

Akull

Akulli është një ndihmë e madhe kundër dhimbjes së kokës. Vendosni disa kuba akulli në një qese më pas mbulojeni me një leckë dhe vendoseni në pikën ku është përqendruar dhimbja. Aplikojeni në intervale 2-minutëshe, me 30 sekonda pushim, në një total prej 20 minutash.

Çaj kamomili

Kamomili është një tjetër bimë me veti të shumta mjekësore. Për përgatitjen e çajit rekomandohet të përdorni lulet dhe gjithmonë të kontrolloni që ato të jenë të freskëta.

Përbërësit: 1 gotë ujë, 1 lugë gjelle lule kamomil. Pasi uji të ketë marrë valë, shtoni lulet e kamomilit dhe mbulojeni për 10 minuta.

Vaj esencial livande

Vajrat esencialë kanë efekte të mrekullueshme në trup. Për dhimbje koke, vaji i livandës është ideal.

Përbërësit: 4 pika vaj esencial livande, 1 lugë gjelle vaj ulliri, gjysmë luge gjelle vaj argani dhe gjysmë luge vaj bajame. Shtoni katër pika vaj livande në një lugë gjelle vaj ulliri dhe ta kombinoni atë me vajin e bajames dhe arganit. Me këtë përzierje mund të bëni një masazh në bazën e kafkës, në zonën e tëmtheve dhe pas veshëve. Është po aq e këshillueshme që të aplikoni pak nga ky vaj në jastëk ose rroba, pasi aroma e tij është shëruese.

Lexo edhe :  Mjekët shpëtojnë jetën e nënës me diagnozë të rrallë/ Rast suksesi dhe me emocion

Siç e përmendëm edhe më sipër shumica e dhimbjeve të kokës ndodhin për shkak të stresit të tepërt. Rrjedhimisht, është e rëndësishme që të futen në dietë të ashtuquajturat “ushqime kundër stresit”. Disa prej tyre janë tërshëra dhe produkte që përmbajnë Omega 3. Gjithashtu rekomandohen shumë edhe frutat e thata.

Të fundit

Bergamo, burri vdes pasi u thith nga motori i avionit

Trafiku ajror në aeroportin e Bergamos, Orio al Serio u pezullua për disa orë për shkak të vdekjes së...

Me pistoletë në “Range Rover”, i riu përfundon pas hekurave në Ksamil

Një 31-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në prangat e efektivëve të policisë së Sarandë, pasi lëvizte me një armë zjarri në makinë. I riu u...

BE-ja i jep aprovimin Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian i kanë miratuar hapat përfundimtarë që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e Eurozonës prej janarit të vitit...

Dështoi në Bundesligë, ylli i Portugalisë pranon shitjen për hir të… Botërorit

Bayern ka vendosur ta shesë mesfushorin Palhinha. Portugezi ka dështuar në sezonin e tij të parë në Mynih dhe bavarezët nuk kanë durim për...

Evropa nuk ka pse të zgjedhë mes armëve dhe mirëqenies. Ka një rrugë tjetër

Po, shpenzimet për mbrojtjen duhet të rriten – por shkatërrimi i shtetit social për t’i financuar do të ishte një gabim i madh Shahin Vallée...

Lajme të tjera

Web TV