Filmi “Barbie” i regjisores Greta Gerwig ka frymëzuar një trend kulturor dhe mode të njohur si Barbiecore – që lidhet me “përqafimin” e ngjyrës rozë. Tani, dashuria për këtë ngjyrë ka shkuar në një tjetër nivel: arkivole rozë.
New York Post raporton se shërbimet funerale po ofrojnë arkivole rozë për fansat që shpresojnë ta çojnë në varr dashurinë e tyre për kukullën.
Sipas pretendimeve të tyre, arkivoli rozë përfaqëson shkëndijën dhe energjinë e momenteve të paharrueshme që ata jetuan, një kujtesë që historitë meritojnë të kujtohen dhe festohen me ngjyra.
Një kompani, Olivares Funeral Home, po promovon arkivolin “Barbie House” me sloganin: “Kështu ju mund të pushoni si Barbie”.