Si u lirua nga burgu Behar Bajri, zbardhet roli i prokurorit Xhevahir Lita

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen të tjera detaje nga dosja “Metamorfoza”, ku me urdhër të SPAK janë lëshuar 15 urdhër-arreste, 6 për të cilët janë ekzekutuar. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, që akuzohen për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Në dosjen e SPAK zbardhen bisedat e prokurorit Xhevahir Lita, i cili gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës ka ndihmuar Behar Bajrin, me të cilin kishte bashkëpunuar disa herë, për ta liruar nga paraburgimi.

Gjithçka bëhej për përfitime të paligjshëm të shumave monetare. Bajri akuzohet për vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji më 9 gusht të vitit 2020.

DOSJA
Me datë 08.06.2020 prokurori Lita komunikon me dikë dhe pohon se “Bardhi” e ka vënë në dijeni që më 7 qershor do të mbahej gjyqi për Bajrin, dhe se t’i thoshte atij që; të rri rehat pasi të enjten, 11 qershor, del. Lita i ccon një mesazh;”…Po fola me Bardh me tha qe ja kam thon qe dje qe po shtyhet…Dhe do ja len enjte…Bardhi me tha i kam then shoqes lop…Dhe Bardhi tha qe; thuj terri pa merak se del te enjten…Te enjten thu del…C dosje tjer me shok se skan cbjen…Se te kishin se leshonin asmer….”.
Në lidhje me bisedat e kësaj date, rezulton se më datë 8 qershor, në Gjykatën e Apelit Shkoder është shqyrtuar ankimi Behar Brajoviq dhe kjo seancë në Gjykatën e Apelit është shtyrë për në datën 11.06.2020 ora 1150 për shkak se ndodhej në kushtet e mos formimit të trupit gjykues të përbërë nga Selim Kryeziu relator, Valbona Vata anëtare dhe anëtar Aleks Nikolli cili ka qenë me raport mjekësor.

Dyshohet se Bardhyl Mavraj djali i xhaxhait të Behar Bajrit, ka njoftuar Jorida Muratin për shtyrjen e seancës gjyqësore. Gjatë vazhdimit të kësaj dite, ai ccon një sms; “…ajo nga i ka ardhe me te future…a ke bere gje se nuk po shoh pozitivitet…al qe me the mua se po shkoje takoj ika bere bisht i kishte thene atij shokut tim ka problem…”. Ne këtë datë Mavraj flet për një çështje tjetër gjyqësore dhe mundohet t’i japë shpjegim për ecurinë e kësaj çështje, duke i dërguar mesazhet “…Lazri ka kerkuar koh… Ka marr raport Lindita…Ne trup esht Aleksi qe ka marr raport…Lindita qe mori raport..”.

 

Lexo edhe :  Një memorial për të rënët, 26 viktima në hartën e trazuar të Ballkanit

Po ashtu Mavraj flet dhe për një akt ekspertimi balistik krahasues dhe dërgon një mesazh: “…akti i ekspertimit qe nuk kuptohej e kane bere te pakuptueshem…” dhe “Qe gëzhojat jane te qitura nga e njejta arme…Nuk eshte e vertet… Vetem nese e kane manipuluar. Sepse sistemi ben krahasimin automatik te gezhojave…Si shenjat e gishtave…”.

Të fundit

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të...

Plakja e trurit nis më herët se sa mendonit, studimi zbulon shifrat tronditëse

Ideja që “fillon të plakesh pas të 50-ave” është thjesht një shprehje sepse plakja është një proces kompleks dhe gradual që nis më herët,...

Nga 1 shtatori, Kanadaja do të heqë tarifat për produktet amerikane

Kanadaja do të eliminojë shumë nga tarifat që vendosi për mallrat e importuara amerikane dhe gjithashtu do të intensifikojë kontaktet e saj me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një...

Deep Purple për “Smoke on the Water”: Është si të kesh një buton që çmend publikun

“Shkuam të shihnim Frank Zappën në kazino Montreux. Por dikush qëlloi me një armë sinjalizuese drejt tavanit dhe – whoosh! I gjithë ndërtesa u...

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë,...

Lajme të tjera

Web TV