15 mijë të huaj jetojnë në Shqipëri! Ja çfarë po i tërheq drejt vendit tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është kthyer në një magnet që tërheq turistët nga e gjithë bota për të vizituar vendin, por përpos kësaj edhe numri i të huajve që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, po rritet vit pa viti.

Teksa ecën në rrugët e kryeqytetit, nuk gjen vetëm turistë me dëshirën për të parë vendin tonë e të njohin historinë e Shqipërisë, por edhe shumë të tjerë që e kanë parë atë si një vend perfekt për të jetuar.  Pjesa më e madhe e të huajve që jetojnë në Shqipëri janë nga Italia dhe Turqia.

“Jam nga Turqia, jetoj prej 5 vitesh në Tiranë. Shqipëria është si të jem me pushime. Vajza ime ka lindur këtu, gruaja ime është nga Ukraina, dhe ne e duam Tiranën sepse ka shumë siguri për ne”, thotë një turk.

“Vijë nga Italia, dhe jetoj tashmë prej 1 viti në Shqipëri. Vendi që keni është arsye pse zgjodha të jetojë këtu. Hahet mirë, njerëzit janë të mrekullueshëm, jeni një vend në zhvillim”, shprehet një italian.

Pyetjes se çfarë duhet të përmirësohet në Shqipëri, ata i përgjigjen kështu:

“Duhet të rishikoni kostot e jetesës. Pagat nuk përshtaten me kostot e jetesës, ajo i tejkalon mundësitë ekonomike të qytetarëve. Mendoj që gjëja e parë që duhet të përmirësoni është kjo, të rriten pagat që të keni mundësi të jetoni, jo të mbijetoni”.

Deri më tani janë më shumë se 15 mijë shtetas të huaj që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Teksa parashikohet që që ky numër të rritet. Të huajt e konsiderojnë Shqipërinë si një vend që ofron sigurinë e duhur për të jetuar.

Të fundit

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i...

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11 maj, por pak është analizuar...

Lajme të tjera

Web TV