Shqiptarët kanë frikë nga tradhtia/Detektivët: Emigrantët na kërkojnë tu ndjekim…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stina e verës rikthen në shtëpi emigrantët tanë. Është një fakt i njohur që shumica e tyre kërkojnë ta lidhin jetën me vajza shqiptare.

Dedektivët privatë thonë se kërkesat më të shumta gjatë kësaj periudhe iu vijnë nga emigrantët, të cilët kërkojnë të gërmojnë apo të mësojnë më shumë rreth të shkuarës së partnereve të tyre.

“Emigrantët që duan të fejohen, bëjnë kërkesa të thjeshta dy apo treditore për dedektiv. Kërkojnë informacion për një vajzë që njonin, a është e lidhur më dikë tjetër apo çfarë rrethanash ka në familje dhe jetën personale.

Këto janë kërkesat më të shpejta dhe më të shumta. Shërbimin e dedektivit e kërkojnë më shumë zonat nga jugu i vendit.

Një rast specifik që mund t’ju përmend është ai i një djali që njihet më një vajzë, bien në dashuri, por pendohen shpejt, nisin të kërkojnë informacione, a është i martuar. Rezultonte që djali ishte martuar tre herë më parë.

Janë kryesisht trafikantët e drogës. Martohet me një vajzë marrin mbiemrin e saj, martohen me tjetrën dhe po e njëjta gjë, dhe këto fakte nuk ja tregojnë asaj të radhës.

Dedektivin e kërkojnë më shumë ata njerëz që kanë lekë. Kanë fituar para me korrupsion, por vjen një moment që leku të ha e të grin, fillojnë paranojat. Kërkojnë të ruajnë dashnoret, për gratë as që nuk interesohen, por kryesisht paguajnë që të marrin vesh çfarë bëjnë dashnoret.

Sheh disa momente që e bëjnë të dyshojë dhe nuk kursehen, japin 1 mijë, 2 mijë, 5 mijë, 10 mijë euro në një rast dhe nuk e ka problem fare, mjafton ta zbulojë. Ose kur duan të ndahen me të dashurën apo gruan bëjnë nga këto veprime.

Lexo edhe :  Rama: Suksesi i përpjekjes drejt BE varet së pari nga nënat, motrat dhe bijat e vendit

Paraja e fituar në rrugë të paligjshme, automatikisht kthehet në ‘boomerang’ për familjen“, shpjegon dedektivi Ndue Pjetra.

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV