Zhvlerësimi i euros/ Ekspertët: Ndërhyrja e Bankës nuk mjafton! Luftë informalitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksportuesit kanë hapur sërish debatin se rënia e euros në vend po ndikohet nga paraja informale.

Fenomeni nuk mohohet në raportet zyrtare për Shqipërinë. FMN në një studim të saj në 2019-ën i qëndron vlerësimit se Shqipëria dhe vendet e rajonit gati 1/3 e ekonomisë kanë informale.

Në renditje, Shqipëria është e fundit, ndërsa Kosova e para. Por, pavarësisht këtij fakti, asnjë vend në rajon nuk ka pasur një mbiçmim të fortë të monedhës kombëtare, ashtu si Shqipëria.

Sektori i ndërtimit dhe aktivitetet e pasurisë së paluajtshme janë sërish në shënjestër për qarkullimin më të madh të parasë informale.

Gjatë 2022-it aktivitetit i ndërtimit u zgjerua, por shifrat tregojnë se kreditë për strehim nga individët dhe kontratat porositëse nuk u rritën paralelisht.

 Ekspertët janë të mendimit se pa luftuar informalitetin, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor nuk do të funksionojnë.

“Nëse situata shihet si shqetësuese, si nga ana e qeverisë, por edhe nga ana e Bankës, duhet ndërhyrje në një plan më makro.

Duhet luftuar informaliteti, duhet parë burimi i këtyre flukseve, mënyra si kanalizohen për t’u investuar dhe vetëm më pas, ndërhyrja nëpërmjet instrumenteve të politikës monetare, të mund të japë efektin e pritshëm”, thotë eksperti Igli Tola.

Forcimi i monedhës kombëtare me 12% në harkun kohor të 7 muajve u konsiderua një zhvillim jo-normal nga Banka e Shqipërisë.

Vendi përveç se në kontrollin e fluksit, ka dështuar edhe me politikën e de-euroizimit, ndërsa qytetarët preferojnë që kursimet dhe kreditë t’i marrin në monedhën europiane.

Të fundit

Vrasja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

Mes personave të shoqëruar për vrasjen e Renis Dobrës, raportohet se është edhe një vajzë. Vajza e shoqëruar është e...

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve kapitale...

Zotohet Blushi: Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e Metës ka shkelje penale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar në divorcin me Ilir Metën,...

Pushime me influencerët, mënyra e re e udhëtimeve në epokën digjitale

Në vitin 2025, një formë e re e turizmit po përhapet mes të rinjve: pushimet me influencues. Ky trend po shpërthen në mënyrë tregtare dhe...

Rama në SchwarzGroup: Interes për të investuar në Shqipëri

  Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Bavari, pati një vizitë në sipërmarrjen më të madhe gjermane, SchwarzGroup. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama u...

Lajme të tjera

Web TV