Keni planifikuar pushime?/ Meteorologu zbulon si do të jetë moti këtë javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë gjatë kësaj jave do dominohet kryesisht me mot të qëndrueshëm. Meteorologu Akil Osmani thotë se dita e martë dhe e enjtja në një pjesë të territorit do ketë reshje shiu, ndërsa të premten kthjellimet do jenë dominuese në pjesën më të madhe të vendit.

“Dita e hënë dhe dita e martë do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta në zonat veriore dhe qendrore duke krijuar mundësi me reshje shiu.

Gjatë ditës së sotme zonat veri-perëndimore dhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit të martë do jenë prezente reshjet e pakta të shiut. Duke filluar nga pasditja e ditës së martë do kemi përmirësime.

Dita e premte do të sjellë intervale të gjatë me kthjellime në ultësirën perëndimore, kurse në zonat malore do ketë vranësira, por nuk priten reshjet”, tha ai.

Temperaturat e ajrit përgjatë javës do luhaten në vlerën nga 32-36 gradë Celsius.

“Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do shkojnë 32 gradë, por duke nisur nga e marta do ketë rritje dhe gjatë të premtes do ngjiten në 36 gradë Celsius”,  shtoi ai.

Të fundit

NASA publikon hartën: Mesdheu po digjet nga zjarret

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të fundit, ndërsa qindra vatra...

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajme të tjera

Web TV